FIDANISHTJA

Hyseni: PDK, LDK e AAK të rreshtohen kundër neokomunizmit populist të Kurtit e Osmanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryediplomati Skënder Hyseni ka thënë se është alarmante politika e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, duke e quajtur atë “izolacioniste”.

Për këtë ai ka thënë se duhet krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar “politikat rrënuese” të Albin Kurtit dhe “noterës së tij” Vjosa Osmani.

“Është misioni më i rëndësishëm politik e nacional sot”, thotë Hyseni.

“Është thirrje dhe alarm për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovës në izolim të plotë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme dhe izolacioniste po shkatërrojnë çdo gjë që me aq mund është ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit në Kosovë”.

ARKATANA

Hyseni ka shkruar se është koha e fundit që opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, në rend të parë por edhe ajo jashtëparamentare e sociale të rreshtohen qartë dhe pa kalkulime kundër populizmit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit.

“Pozicionimi konformist i Krasniqit dhe Abdixhikut, në pritje të gabimeve rrënuese të Kurtit është i papranueshëm. Ato gabime mund të jenë të pareparueshme! Kosova është shtet, mbi të gjitha falë përkrahjes së pakursyer e vendimtare të botës dhe demokracive perëndimore me në krye SHBA-të! Qeveria e Kosovës duhet patjetër të pranojë rekomandimet e partnerëve të vendit tonë që të mos mbetet peng i lojërave me targa. Opozita duhet të jetë e qartë dhe me zë të lartë të kundërshtojë lojërat mashtruese politike të Kurtit. Ndryshe, të gjithë së bashku po futen thellë e më thellë në grackat e politikës diverzive serbe”.

Sipas Hysenit, rruga e vetme përpara është forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-në dhe vendet tjera të QUINT-it.

“Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo partie politike në Kosovë”./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.