RCCOLA

Hyseni: PDK duhet të ndërrojë qasjen ndaj kuadrove

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Flamur Hyseni profesor universitar kryetarin e ri të PDK-së e sheh në gjashtëshen aktuale Qemajl Mustafa, Izmi Zeka, Zenun Pajaziti, Hydajet Hyseni, Salije Mustafa dhe Nijazi Idrizi.

Zgjedhjet e brendshme në PDK e Gjilanit po shihen me një interesim të madh nga analist e përfaqësues të shoqërisë civile. Vetë fakti se zgjedhjet e brendshme po bëhen me një transparencë të madhe, edhe vlerësimet për këtë proces janë nga më të ndryshmet.

Flamur Hyseni profesor universitar për rajonipress tha se duke vlerësuar deklaratat publike të zyrtarëve të PDK-së, dega në Gjilan dhe duke shikuar se si ka filluar procesi i brendshëm zgjedhor në këtë subjekt vërehet një interesim më i shtuar i strukturave aktuale të këtij subjekti, por jo ndonjë interesim i shtuar nga shoqëria civile, së paku në Gjilan nuk po vërehet kjo.

Sipas Hysenit në këtë aspekt, pozitive mund të themi se është marrja e vendimit nga strukturat qendrore të partisë për të pasur zgjedhje sivjet në PDK. “Kjo mund të shihet si një “ringjallje” – aktivizim i strukturave partiake të degës së PDK-së në Gjilan, kur dihet se nuk ka pasur ndonjë aktivitet këtyre pesë viteve të fundit që ky subjekt udhëheqë me Gjilanin. Por nga ky proces zgjedhor që tani ka filluar, nuk presim shumë risi, për arsye se të vështirë do ta ketë reformën secili subjekt politik, kur dihet se jemi në mungesë të një ligji për partitë politike. Po edhe më të vështirë reformën do ta kenë degët, sepse kjo momentalisht varet nga struktura qendrore e secilës parti, andaj as në PDK nuk mund të presim ndonjë risi” tha Hyseni.

RCCOLA

Por Hyseni është pesimist nëse nga këto zgjedhje mund të ndodhë edhe reformimi i PDK-së. “Mendojë se kjo pak do të ndodhë, sepse deri tani nuk kemi së paku interesim të shprehur publik të ndonjë figure me kredibilitet të lartë publik nga Gjilani që eventualisht mund apo ka hyrë në proces zgjedhor deri më tani, por krejt kjo mendojë se do të jetë ripozicionim i strukturave aktuale, aty këtu me ndonjë aderim të ri, por që nuk do të vërehet shumë në publik sepse do të jenë kuadro lokal, por që opinioni publik i njeh dhe do t`i njeh fort pak apo për të mos thënë fare” tha Hyseni.

Hyseni kryetarin e ardhshëm të degës së PDK-së në Gjilan e sheh tek gjashtëshja aktuale Qemajl Mustafa, Izmi Zeka, Zenun Pajaziti, Hydajet Hyseni, Salije Mustafa dhe Nijazi Idrizi. “ Nga kjo strukturë – gjashtëshe, apo me thënë më mirë nga këta edhe pritet të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj dege. Është paksa e pazakontë kur partitë të jenë në pushtet, sidomos në qendër të shpallin zgjedhjet partiake, por megjithatë tani kjo po ndodhë me këtë parti, e cila po udhëheqë me vendin dhe dega e saj qe dy mandate po udhëheqë me Komunën e Gjilanit. Shikuar procesin se si ka rrjedhë në mandatin e dytë të udhëheqjes së kësaj dege dhe energjinë e Kryetarit aktual të Komunës, raportet fillestare si ishin dhe si janë tani mes subjektit nga vjen edhe kryetarit mbetët me shumë të pa qarta. Ishte pak sa e pa kuptimtë zhvillimi i raporteve degë e PDK-së në Gjilan, Kryetar i Komunës dhe qendër, raport i cili lente për të kuptuar shumë çka”mendon Hyseni.

Hyseni thotë se sikurse edhe partive tjera, edhe PDK-së i duhet ndërrimi i qasjes ndaj kuadrove, sidomos kjo i duhet në nivelin e degëve, në rastin tonë në degën e PDK-së në Gjilan, i duhet t`i aktivizojë dhe krijojë hapësirë më të madhe për kuadro të profilizuara, por jo t`i mbajë ata të “konservuar” dhe t`i shfrytëzojë kapacitetet e tyre me rezerva.

“Kryetari aktual i Gjilanit që vjen nga radhët e degës së PDK-së në Gjilan fillimisht dha një shembull krejt ndryshe nga paraardhësit e tij, zoti Haziri dhe Hyseni, por që ka mesi i punës së tij ndodhi diçka që ende është e pa qartë, ai nuk u përkrah sa duhet, apo edhe diçka krejt tjetër që opinioni gjilanas ende nuk e ka të qartë. Personalisht mendojë se Gjilanit tani i duhet një figurë e fuqishme, profesionale, kredibile dhe me reputacion të lartë publik, që mund të vijë nga elita shoqërore gjilanase, pavarësisht se nga radhët e cilit subjekt do të jetë, por pasi që tani është fjala për degën e PDK-së së Gjilanit mendojë se kandidati i ardhshëm për Kryetar dege do të jetë nga radha e tri strukturave të degës së kësaj partie, e shoh të mundshëm Kryetarin aktual të Komunës, Kryetarin aktual të degës dhe ndonjërin nga katër deputetët, por që fare pak besojë dhe e shoh të mundshëm dikë jashtë gjashtëshes. Cili do që do të vije në krye të degës do ta ketë jo të lehtë në garën për mandat të tretë të PDK-së, nëse ndonjëri nga individët e kësaj dege nga gjashtëshja që përmenda nuk merr pozicion me fuqi politike në strukturat qendrore të PDK-ës, si psh. tani është koha të jetë ne radhët e nënkryetarëve, sekretarit, apo edhe së paku të kryesisë qendrore”. /rajonipress/