UBT

Hyseni: Partneriteti me SHBA-të i pazëvendësueshëm

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë, një nder ta edhe Kongresmenin Eliot Engel. Me ta, Hyseni diskutoi për sigurinë në Kosovë dhe luftën kundër terrorizmit.

Ky është njoftimi i Hysenit në facebook:

UBT

Miq të dashur,
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm!

Në vazhdën e qëndrimit tim në Washington, sot kam zhvilluar takime të veçanta me znj, Marie Richards, zëvendës koordinatore për çështje rajonale e multilaterale në Byronë e Kundër-Terrorizmit, pastaj me Tom Yazdgerdi, drejtor për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, z. Mark Koumans, nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Homeland Security, si dhe Kongresmenin Eliot Engel./express/