UBT

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e Kosovës dhe ajo e Palestinës janë tërësisht të ndryshme.

Ai tha se arsyeja pse Palestina po njihet nga shumë shtete e Kosovëa jo, është mungesa e aftësisë së diplomacisë sonë.

“Ka një dallim substancial midis historisë së Kosovës dhe Palestinës, janë dy çështje të ndryshme, shpjegimet pse Palestina ka njohje ndërkaq Kosova nuk ka… është lehtë e shpjegueshme është mungesë totale e diplomacisë”, tha ai për RTV Dukagjinin.

I pyetur nëse Kosova duhet ta njohë pavarësinë e Palestinës, Hyseni theksoi se një veprim i tillë do të ishte hap i gabuar. Sipas tij, Palestina vazhdimisht ka anuar nga qëndrimi i Serbisë dhe nuk e ka përkrahur rrugën e Kosovës për pavarësi.

KKVITI

“Mendoj që do të ishte hap strategjikisht i gabuar sepse në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë, Kosova duhet t’i përqafojë politikat amerikane dhe BE-së… në fund të fundit Kosova nuk ka detyrim as moral për ta njohur Palestinën pa një pëlqim ndërkombëtar, botërisht dihet qëndrimi i Palestinës si entitet, si popull karshi rrugës së Kosovës për pavarësi, po ashtu edhe për vuajtjet e popullit të Kosovës. Palestinës e mban qëndrimin e Beogradit karshi Kosovës”, tha ai.

Tutje, ai e ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës duke e cilësuar si të fjetur e madje edhe inekzistente.

“Është një dallim substancial midis këtyre dy rasteve Kosovës dhe Palestinës, në anën tjetër për rastin e Kosovës kemi një diplomaci tërësisht të fjetur, inekzistente. Në rastin e Palestinës konflikti në Gaza e ka aktualizu çështjen e idesë së kamotshme të zgjidhjes midis dy shteteve, d.m.th. formula e dy shteteve e përqafuar si zgjidhje pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe ShBA dhe BE. Pa dashtë me i komentu lëvizjet e tri vendeve evropiane për të njohur shtetin e Palestinës pa një pajtim ndërkombëtar, saktësisht siç ka thënë shtëpia e bardhë, ka qenë dhe është e ngutshme të merret anë në këtë konflikt pa një pajtim të palëve”, tha ai.

Së fundmi, pavarësinë e Palestinës e kanë njohur shtetet si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.