RCCOLA

Hyseni: Nëse Kurti s’e pranon kërkesën e SHBA-së, pasojat do të jenë të mëdha

/ 2 minuta lexim

Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij në raport me bisedimet me Serbinë.

Sipas tij, Kurti po sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi tani kur sipas tij, ka koordinim “më sistematik” mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!”, ka shkruar Hyseni në Facebook, të dielën.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë me “doemos duhet të përqëndrohet në njohje të ndërsjellë”.

Eco Higjiena

“Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!”, ka shkruar Hyseni.


Ish-kryediplomati kosovar ka theksur se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe vendeve të Quint-it dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave të automjeteve në RKS.

“Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perendim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me targat”. /Telegrafi/