RCCOLA

Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore në vlerë prej 2,417.272 euro.

Hyseni ka thënë se tashmë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë.

UBT

“Me vlerën e shtuar nga ky financim, tanimë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. Vazhdojmë para me jetësimin e programit qeverisës!”, ka thënë Hyseni./rajonipress/