Hyseni: Në Siri dhe Irak janë 70 luftëtarë nga Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skender Hyseni, para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka theksuar se në Siri dhe Irak janë 70 luftëtarë aktiv, shkruan “Zeri.info”
“Në Siri dhe Irak janë 70 luftëtarë aktiv, përveç këtyre luftëtarëve atje gjendën 38 femra dhe 27 fëmijë nga Kosova, 57 janë shpallur të vdekur dhe mosha mesatare e personave të indoktrinuar është 18 deri 27 vjet. Gjatë vitit të fundit policia ka iniciuar hetime ndaj 119 personave, nga ky numër janë arrestuar 102 persona, ku janë dënuar 34 persona.
Artikulli i The New York Times ka qenë artikull i cili iu është përshtatur politikës redaktoriale, dhe nuk e ka paraqitur të vërtetë në këtë fushë” ka thënë Hyseni./Zeri/