UBT

Hyseni në QMF – Bresalc: Synim yni është që Gjilani të jetë komuna më e pastër, më e gjelbër dhe më ekologjike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kampanja e pastrimit të ambientit nga të gjitha llojet e mbeturinave “Green & Clean” ka vazhduar sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresalc, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani dhe ajo e QKMF-së, dr. Arbenita Hajdari.

Kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se synim i tyre është që Gjilani të jetë njëri prej qyteteve më të pastra, më të gjelbra dhe më ekologjik në Kosovë.

“Sot jemi Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Bresalc për të shënuar simbolikisht kohën e ditën e pastrimit të të gjitha QMF-ve dhe AMF-ve në Gjilan. Mund të konfirmoj se ka filluar pastrimi i të gjitha qendrave dhe ambulantave në nivel të komunës, si pjesë e kampanjës “Green & Clean”, e cila do të përsëritet edhe në vitet tjera të qeverisjes. Synim yni është që Gjilani të jetë njëri prej qyteteve më të pastra, më të gjelbra dhe më ekologjik në Kosovë”, ka thënë Hyseni.

Fundamenti

Ndërkaq, drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka bërë të ditur se të gjitha QMF-të dhe AMF-të nëpër fshatra janë duke u pastruar nga mbeturinat, duke shtuar se qëllimi është që të krijohet një kulturë për mbrojtjen e ambientit.

Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka hapur kampanjën e pastrimit në Ditën e Tokës, më 22 prill, e cila do të zgjasë deri më 6 qershor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.