GRANDEMALL

Hyseni në ‘Hidromoravë’: Më në fund do të zgjidhet problemi i ujit të pijes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar sot kompaninë rajonale të ujit ‘Hidromorava’, ku është njoftuar me gjendjen dhe sfidat e furnizimit me ujë dhe është shprehur i bindur se më në fund ky problem do të zgjidhet.

‘Besoj se tash së shpejti do të vjen në Kuvend marrëveshja ‘Flow’ për ujin e pijes, e cila është në proces dhe me sa di unë, janë të planifikuara disa mjete buxhetore edhe për vitin e ardhshëm. Projekti ka filluar së zbatuari, prandaj nevojitet një bashkëpunim dhe koordinim i ndërsjellë i Komunës me kompaninë’, ka thënë fillimisht Hyseni.

Ai beson se me këtë projekt, Gjilani do ta zgjidhë më në fund problemin e ujit të pijes.

Mobi Casa

‘Duket se më në fund po zgjidhet problemi i ujit të pijes për komunën tonë dhe mbase edhe më gjerë, meqë është një projekt me të cilin mund të bëhet shumë punë’, ka nënvizuar tutje Hyseni.

Në të njëjtën kohë do të punohet në zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza.
‘Për impiantin kemi diskutuar edhe me ish-kryetarin e Komunës, në takimin që patëm dhe ai më tha se çështja e shpronësimit është e kryer dhe mbetet me u pa nëse pajtohen banorët me vlerësimin. Po ashtu, me sa duket edhe një pjesë e mjeteve buxhetore janë të ndara për vitin e ardhshëm për nevoja të shpronësimit’, ka thënë ai.

Për më tepër, Hyseni nënvizoi se uji i pijes dhe ujërat e zeza konsiderohen dy sfida të mëdha, prandaj ka kërkuar që menaxhimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen të jetë i kujdesshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.