Eko Higjiena

Hyseni nderon me mirënjohje Arsim Vranovcin pasi kompania e tij fitoi çmimin ndërkombëtar “Maja e Suksesit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim Arsim Vranovcin, pronar i Global Consulting & Development Associates, kompania e të cilit është shpallur si kompania më e mirë në Evropë me çmimin “Maja e Suksesit (Peak of Success) në eventin Bizz Europe, të organizuar nga World Business Confederation në Lisbonë të Portugalisë.

Me këtë rast, Hyseni i ka ndarë mirënjohje Vranovcit për kontributin në fushën e biznesit.

“Global Consulting & Development Associates nga Gjilani ka hyrë në mesin e kompanive të njohura, jo vetëm të rajonit e Evropës, por edhe të botës, pasi me rezultatet, punën dhe përkushtimin e tij ka arritur që ta fitojë një çmim i cili edhe e shpërblen për punën përmes këtij vlerësimi. E falënderoj Arsimin dhe ekipin e tij për vizitën dhe inkurajoj edhe bizneset tjera në Gjilan, por edhe në Kosovë, që ta ndjekin këtë shembull dhe të vazhdojnë të punojnë për të mirën publike, e sidomos për të mirën e Gjilanit”, ka thënë Hyseni.

HW

Ndërkaq, pronari i Global Consulting & Development Associates, Arsim Vranovci, e ka falënderuar Hysenin për pritjen dhe vlerësimin e lartë.

“Është emocion për mua dhe për stafin tim, për këtë rezultat të jashtëzakonshëm që e kemi arritur. Ky çmim prezantohet për herë të parë në Gjilan dhe e falënderoj shumë kryetarin e Komunës për pritjen dhe mirënjohjen”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.