UBT

Hyseni: Migrimi, për shkaqe ekonomike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar se ministria që ai drejton do t’i plotësojë kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave më së largu deri në muajin maj. Hyseni ka thënë se pjesa madhe e qytetarëve që po migrojnë ilegalisht në vendet e BE-së, po marrin këtë rrugë për shkaqe ekonomike dhe se duhet të rriten të ardhurat e atyre që punojnë.

Ai para Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se do të kërkojë rishikimin e buxhetit në mënyrë që të ketë fond për të kthyerit.

Hidromorava

Kurse, sa i përket migrimit ilegal, Hyseni ka thënë se në vitin e kaluar janë riatdhesuar mbi 4 mijë perona.

Ai tha se nesër do të ketë takim midis drejtorëve të Policisë së Kosovës dhe Serbisë për migrimin, pasi që 80 % e qytetarëve kanë migruar nga Serbia për shkak të mundësisë së kalimit të kufirit me letërnjoftim.