ARKATANA

Hyseni: Me rritjen e buxhetit mbi 100 për qind, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100 për qind, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan.

Këtë deklaratë, kreu i Gjilanit e ka bërë gjatë një punëtorie të organizuar për fermerët me temën “Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante,

FIDANISHTJA

“Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer”, ka thënë Hyseni.

“Para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm, nga rritja e sipërfaqeve me misër me qëllim të futjes së silazhimit si kulturë për përgatitje të ushqimit për kafshë; deri tek sistemi i ujitjes, trajnimet e vizitat studimore për fermerë, subvencionimi i ruajtjes së pemëve, subvencionimi i qumështit e inseminimi artificial i kafshëve”, është shprehur, Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.