UBT

Hyseni: Me lokacionin e ri të varrezave, Gjilani po bën zgjidhje të problemit për 100 vitet e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, siç ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu, për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me kërkesën e 14 këshilltarëve, për çështjen e lokacionit të ri të varrezave si dhe Fshatin Social.

Pas një debati të gjerë dhe polarizues, propozim-vendimi për shpalljen e interesit publik për pronat në ZK Shillovë për nevoja të varrezave te reja të qytetit, është miratuar me 17 vota për dhe 14 abstenime, derisa kërkesa e Bashkësisë islame për dhënien në shfrytëzim të Fshatit social të Kuvajtit, për nevoja të medresesë, me 19 vota për, është shtyrë për një seancë tjetër.

Kërkesën e Bashkësisë Islame dhe arsyeshmërinë për lokacionin e ri të varrezave e ka prezantuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se zgjidhja e këtij problemi është interes i qytetarëve dhe obligim yni, meqë në hapësirën ekzistuese nuk ka më vend për varre të reja dhe se varrmihësit po hasin në eshtra njerëzish.

Duke i ftuar këshilltarët komunalë për miratimin e kësaj kërkese, kryetari Hyseni ka thënë se me lokacionin e ri, që ka rreth 20 hektarë sipërfaqe, bëhet zgjidhje për 100 vitet e ardhshme.

RCCOLA

Sipas kryetarit të KBI, Naim Aliu, gjendja në varrezat ekzistuese është e mjerueshme.

Ai ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit që sot të vendosin përtej interesave e ndasive politike dhe ta miratojnë kërkesën për lokacionin e ri të varrezave.

LDK-ja, e cila ka abstenuar në këtë pikë, ka thënë se nuk është kundër zgjidhjes së këtij problemi, përkundrazi ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje tjetër, më e mirë dhe më e dinjitetshme, pasi që me Planin Zhvillimor Komunal, kjo hapësirë është e planifikuar për zonë ekonomike.

Pas një debati mjaft polarizues edhe sa i përket Fshatit social, Kuvendi ka vendosur me shumicë votash që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër./rajonipress/