Fundamenti

Hyseni: Lumir Abdixhiku është pjesë e njësisë së Vetëvendosjes në LDK

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka hedhur “akuza” ndaj kryetarit të partisë së tij, Lumir Abdixhiku, duke thënë se i njëjti është njësi e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai bëri të ditur se ka edhe të tjerë të tillë.

“Unë flas atë që e shoh dhe atë që e kam pa kur kam qenë në kryesi. Dhe unë i kam identifikuar me emër e mbiemër cilët janë njësia e Vetëvendosjes në kryesi të LDK-së. Prej Lumir Abdixhikut, a do tjetër pos Lumirit?!, edhe do tjerë pas tij”, theksoi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Eco Higjiena

Ai po ashtu theksoi se ka një grup në LDK që janë më shumë Vetëvendosje sesa LDK.

“Më vjen keq që LDK-ja ka degraduar në këtë çështje kaq shumë, por unë nuk e gjej po përpiqem ta gjej arsyen këto ditë pse, por e vetmja përgjigje që po jap vetvetes është që në LDK ka një grup që janë më shumë Vetëvendosje sesa LDK…janë të ndikuar, janë njëfarë filali i Vetëvendosjes… ka njëfarë mendësie aty të Vetëvendosjes. Nuk mund ta luftosh Vetëvendosjen me metodat e Vetëvendosjes. Duhet të jesh pak më kreativ”, shtoi ai.