Hyseni, lavdëron punën e Hazirit, kritikon rolin e opozitës

Gjilan – Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike thotë për rajonipress se Lutfi Haziri ka pasur një gjashtë mujor të mirë të punës qeverisëse derisa ka kritikuar opozitën për rolin e saj e cila sipas tij më shumë po merret me individ duke u shndërruar në prokurori gjë që nuk është ky misioni i saj në Asamble.
Flamur Hyseni ekspert dhe njohës i mirë i qeverisjes lokale thotë se tani kemi gjashtë muaj kur Gjilani qeveriset nga një koalicion tjetër qeverisës i udhëhequr nga LDK-ja dhe kryetari i saj Lutfi Haziri i cili është zgjedhur edhe kryetar i Gjilanit në zgjedhjet e dhjetorit të 2013, raporton rajonipress.
Hyseni mendon se nëse e krahasojmë momentin kur një parti largohet nga qeverisja dhe vjen një tjetër parti dhe vazhdon qeverisjen, si te rasti i Gjilanit pas gjashtë vitesh kthehet prapë LDK-ja, normale se duhet pak kohë deri në ambientimin qeverisës dhe ndërtimin e strategjisë qeverisëse dhe ndryshimin e qasjes në qeverisje duke e imponuar programin qeverisës te rasti i komunës që ka të bëj me qeverisje lokale. “Në rastin konkret te kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili rikthehet në këtë pozitë për herën e tretë dhe vjen me më shumë përvojë politike dhe qeverisëse. Konsiderojë se ka një gjashtë mujor të mirë, duke marrë për bazë gjithnjë se është dashur të ndodhë ndryshimi i qasjes në qeverisje dhe bartja e pushtetit nga një parti që ka qeverisë me program tjetër në një parti e cila ka një qasje tjetër”.
Hyseni tha se vendimet që ka marrë Haziri në disa sektor kanë qenë të nevojshëm, ndërsa atë që kam thënë edhe në fillim të këtij mandati qeverisës për rajonipress.com po del se kemi opozitë të dobët dhe të pa përgatitur në kuptim të sfidimit të qeverisjes. “Opozita ma tepër po merret me individ të caktuar duke mos përjashtuar këtu edhe kryetarin Haziri se sa me korrigjimin në qeverisje dhe mënyrën e qeverisjes. Ka kaluar koha që opozita të provojë të luaj rolin e prokurorisë, por duhet të dëshmohet konkretisht duke kërkuar llogaridhënie në procedura demokratike”.
Hyseni tha se muajin e fundit vërehet një dinamizim më i madh i kryetarit Haziri edhe në teren nëpër hapësirat e Gjilanit dhe realizimin e disa projekteve, si rrugë e të tjera.
“Natyrisht duhet pasur parasysh se ndikon edhe strategjia e procesit të konstituimit të institucioneve qendrore të qeverisjes ku pjesë shumë aktive është edhe kryetari Haziri të cilin në këtë aspekt duhet ta mirëkuptojmë, por nuk besojë se kjo e ka penguar diçka në lenien anash të angazhimeve në komunë, përkundrazi muajin e fundit është vërejtur shumë aktiv edhe në angazhimet për qeverisjen e komunës”.
Hyseni ka spikatur edhe një problem praktikë. “Gjilani nuk qëndron mirë në raport me përkrahjen nga qeveria qendrore dhe pasojat janë të bartura që nga tre vitet e fundit, natyrisht që edhe ky gjashtë mujor është me të njëjtat pasoja. Qeverisja lokale edhe ligjërisht është e varur në zhvillim nga qeverisja qendrore” thotë ai./rajonipress/