ARKATANA

Hyseni: Kurti e Osmani sillen si me i pasë 200 koka bërthamore të instaluara nëpër Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni vlerëson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po sillen në mospërputhje me fuqinë reale që e ka Kosova.

“Kurti e Osmani sillen sikur me i pasë nja 200 koka bërthamore të instaluara në Kosovë ose thuajse e kanë gazin e Katarit apo naftën e Arabisë Saudite që të imponohen si faktorë në politikat e mëdha ndërkombëtare. Për fat të keq u duket vetja shumë më shumë se që janë realisht dhe këtu buron e keqja”, ka thënë Hyseni.

Ish-kryediplomati ka thënë se marrëdhëniet diplomatike me ShBA-në janë më keq sesa që kanë qenë.

“Egocentrizmi, politikat aventureske gjithmonë të çojnë në përballje të keqe dhe gjithmonë del humbës. Pra, unë nuk e shoh shumë alarmante raportin me Amerikën ndonëse ka një vit që ka qenë duke u zhvilluar një dialog strategjik dypalësh Kosovë-Amerikë, ajo është bllokuar që një vit. Nuk e thotë askush, nuk e di pse s’e thonë po letra e ambasadorit Dugolli flet shumë dhe do të duhej të ishte alarm. Kosova sot më duket i ka një diplomat apo dy në Washington në vend që t’i kishte 20 diplomatë për nivele të ndryshme të administratës. Më shumë diplomatë ka pasë Republika e Kosovës në ambasadë në Washington një muaj pasi është themeluar Ambasada se që ka sot. Po kjo është absolutisht e pafalshme”, ka deklaruar Hyseni në Tëvë1.

Mobi Casa

Sipas tij, në anën tjetër Serbia është më “agresive” në punën lobuese.

“Teksa Serbia është tepër agresive në Washington. Ju siguroj që shpenzon 100 herë më shumë sesa Kosova në punën diplomatike në Washington, në lobim, në kontakte ndërkohë që Kosova si duket vetmjaftohet zoti Kurti e zonja Osmani, ndoshta edhe e kanë mirë”, ka deklaruar ai.

Hyseni e ka vlerësuar punën e lobit shqiptaro-amerikan porse ka theksuar se tani janë institucionet që do të duhej ta kryenin punën e tij.

“Unë pajtohem shumë dhe përjetësisht u jam mirënjohës diasporës, sidomos lobit shqiptaro-amerikan, Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan që dikur udhëhiqej nga dr. Sami Repishti. Ata kanë ba punë të jashtëzakonshme dhe të shkëlqyeshme në atë periudhë. Në atë kohë ka pas mungesë institucionale, tash nuk ka nevojë për atë punë sepse është shteti, është institucioni. Ne nuk mund të bëjmë institucione paralele të politikës së jashtme. Ato komplementare mund të jenë vetëm në rrafshin e lobimit, ofrimit të miqve dhe gjërave të tilla. Dhe ajo vazhdon”, ka shtuar Hyseni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.