RCCOLA

Hyseni: Kurti dhe Osmani po mbjellin panik se Serbia do ta sulmojë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, vlerëson se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, po mbjellin panik se Serbia do ta sulmojë Kosovën.

Hyseni, në “Rubikon”, deklaron se sulme ushtarake jo, por obstruksione serbe në Kosovë do të ketë deri në një marrëveshje përfundimtare.

“Kurti dhe Osmani po mbjellin panik se do të na sulmojë Serbia”.

“Unë nuk kam dëgjuar për ndërhyje ushtarake të Serbisë në Mal të Zi, ndërhyrje të Serbisë në Kosovë ka pas prore dhe nuk do të ndalen kurrë. Përderisa nuk mbyllet konflikti me një marrëveshje përfundimtare sulmet jo-ushtarake, intervenime dhe obstruksione serbe do të ketë”.

“Tani po flasim se si ta heqim qafe ligjërisht Serbinë që të mos mund të bëjë obstruksione në Kosovë”, tha Hyseni.

Mobi Casa

Mes tjerash, ish-ministri i Jashtëm, pohon se konflikt të drejtpërdrejt ushtarak të Serbisë në Kosovë nuk do të ketë.

“Kurti vetë e pranoi se ka organizata ruse e andej e këndej, ai duhet të na thoshte se kush janë dhe çfarë po ndodhë. Ne e dimë që ka, ka obstruksion dhe ndërhyrje agresive serbe në Kosovë, të tipit të luftës së ftohtë nuk ka dyshime”.

“Në shtator të vitit të kaluar, Serbia dhe Rusia kanë organizuar një stërvitje ushtarake dhe ka pasur titullin ‘Mburoja ish-jugosllave’”.

“Sa i përket një konflikti ushtarak drejtpërdrejt mund të jem i gabuar, por këtë nuk e shoh. Të paktën në këtë fazë të zhvillimeve jo”, tha Hyseni.