GRANDEMALL

Hyseni kritikon opozitën për qasjen ndaj Kurtit, thotë se LDK-ja bëri gabim të pafalshëm dje!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-anëtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni e ka kritikuar qasjën e opozitën ndaj pushtetit. Sipas Hysenit, Opozita po bënë gabime të rënda me përkrahjen naive për seanca të mbyllura në Kuvend për dialogun.

Ish-ministri ka thënë se dje LDK ka bërë gabim të pafalshëm me votimin e Ligjit për Byronë dhe Konfiskimin e Pasurisë.

“A po rrezikon opozita parlamentare e Kosovës të bëhet bashkëfajtore për politikat anti-amerikane e anti-perendimore të Kurtit dhe Osmanit???!!!
Kjo është një pyetje thelbësore në të cilën duhet të përgjigjen, pa ekuivoke, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj!

Ftesa e pasinqertë e Kurtit, drejtuar opozitës për “bashkërendim” në punët e dialogut, s’është asgjë tjetër veqëse një mashtrim i ri, në përpjekjen e tij për të krijuar mbulesë dhe shpërnda përgjegjësinë për abortimin eventual në dialog. Kurtit nuk i duhet opozita për të marrë vendime sepse i ka numrat dhe mandatin e plotë. Atij i duhet opozita për të legjitimuar politikat e tij katastrofale. Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk janë për konsensus. Nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë!

FITORJA

Opozita po bënë gabime të rënda me përkrahjen naive për seanca të mbyllura në Kuvend për dialogun. Kurti mund të jet që edhe ka nevojë për t’u fshehur nga opinioni, por pse duhet opozita të bëhet pjesë e këtij teatri absurdi. Populli i Kosovës e ka të drjetën legjitme të informohet saktë dhe me kohë për dialogun. Terri infromativ dhe mostransparenca kanë një autor. Ai është Kurti. Opozita nuk guxon të marrë autorësi të kësaj çmendurie politike. Nëse opozita vazhdon të sillet kështu, ka mundësi të shtohet rreziku që Kosova të mbetet pa alternativë serioze politike.

Me votimin e ligjit për Byronë pë Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë LDK bëri gabim të pafalshëm. Aq më parë që shihet sheshazi që Qeveria do instrumente shtesë për sundim arbitrar e jo për të luftuar krimin. Ky pushtet luftohet veq duke ia njohur të drjetën e numrave dhe mandatit që ka. E Kjo qveri ka edhe numra edhe mandat të mjaftueshëm për vendime. Opozita, naivisht po bie pre e lojërave të Albin Kurtit.

Kurti dhe kompania e duan opozitën që t’u ndihmojë të ‘bëjnë zinxhirin nga zalli I detit’!!! Nuk i duheni ju opozita për asgjë tjetër Kurtit pos nëse edhe ju jeni nga ata që “bëjnë zinxhir nga zalli i detit”. Nese jeni të tillë e bajshit me shëndet” shkruan Hyseni në reagim./Indeksonline./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.