Uji Dea

Hyseni: Kosovarëve t’u tregohet data kur mund të udhëtojnë pa viza

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni thotë se ka biseduar me Komisionarin Dimitris Avramopoulos, të cilit i ka kërkuar që sa më parë qytetarët e Kosovës të mësojnë se kur do të mund të udhëtojnë pa viza ne BE. Ndërkohë Avramopoulos në muajin janar do të vizitoj Kosovën.

Shkrimi i plotë i Hysenit në Facebook:

Të dashur miq,

Qytetarë të nderuar,

Sot kam pranuar një thirrje telefonike nga komisioneri evropian për Migrimin, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Me komisionierin Avramopoulos, zhvilluam një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore rreth procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Uji Dea

Avramopoulos përgëzoi Kosovën për punën e madhe që është bërë për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesi të cilën e ka vlerësuar si pozitiv. Nga ana ime thekosova se përkushtimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera për plotësimin e kritereve ka qenë i madh.

Për këtë arsye nënvizova se kosovarët me të drejt presin që pas vlerësimit pozitiv për kriteret, shumë shpejt të marrim edhe rekomandimin dhe datën për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

Z. Avramopoulos ndërkaq theksoi se BE vlerëson pozitivisht punën e madhe që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve dhe se ato pak detaje që kanë mbetur sipas tij mund të përmbushën shumë shpejt.

Komisioneri Avramopoulos më njoftoi se planifikon ta vizitoj Kosovën në janar të vitit të ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës progresin rreth vizave . E falënderova komisionerin për thirrjen telefoike dhe angazhimin, dhe i bëra thirrje që, pas vlerësimit për kriteret, edhe rekomandimi të ndodhë sa më shpejt.

Avramopoules theksoi se qytetaret e Kosovës duhet të ndjehen të kënaqur me raportin e publikuar dje.

S.H.