UBT

Hyseni: Konferenca shkencore përmbushi synimet tona

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Flamur Hyseni nga ISLD tha për rajonipress se konferenca e III-të shkencore që u mbajt të shtunën në Gjilan ka përmbushur synimet meqë aty pati punime autoriale dhe bashkëautoriale nga 106 punëtor shkencorë, profesor, ligjërues, asistent dhe hulumtues shkencorë nga institute shkencore dhe fakultete të universiteteve publike dhe private nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia.

ISLD – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike të shtunën në Gjilan organizoi Konferencën e III-të Shkencore Regjionale, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit evropian”.

Në hapjen ceremoniale të konferencë u paraqiten me fjalë përshëndetëse, drejtori i ISLD-ës Flamur Hyseni i cili hapi konferencën duke ju dëshiruar mirëseardhje mysafirëve dhe punëtorëve shkencore dhe duke përshëndetur përkrahësit e konferencës, Komunën e Gjilanit, Komunën e Vitisë, FES-in, VALA.

Poashtu fjalë rasti mbajti edhe nën kryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu, në emër të Komunës së Vitisë, i cili ndër të tjera tha se edhe ne si komunë dhe pushtet lokal po angazhohemi që të përmbushim kriteret që kërkohen për rrugën e procesit integrues evropian, duke përmendur edhe përvojat e shteteve të rajonit të cilat kanë filluar më herët këtë proces, dhe ato të cilat pritet të fillojnë, siç është edhe Kosova.

Me fjalë përshëndetëse u paraqitë edhe Dritan Ceka përfaqësues i Institutit për Kërkime dhe Zhvillim nga Ulqini, i cili shprehi përkrahje për konferencën dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me ISLD.

Uji Dea

Të pranishmit i përshëndeti edhe sekretari i përgjithshëm i ISLD-ës dhe Revistës Shkencore REFORMA, Burim Haliti, i cili ndër të tjera tha se punimet janë shumë cilësore dhe të punuara me një metodologji hulumtuese bashkëkohore përmes të cilave janë arritur rezultate konkrete.

Haliti tha se punimet e ndara sipas fushave shkencore përkatëse janë kualifikuar nga komisioni vlerësues profesional i ISLD-ës. të gjitha punimet që janë pranuar për prezantim në konferencës janë botuar në nr. 2 të Revistës Shkencore Regjionale REFORMA, e cila është e regjistruara në BKUK me nr. 33 (04) 34 (05).

Në Konferencë u paraqitën me punime të autoriale dhe bashkëautoriale 106 punëtor shkencorë, profesor, ligjërues, asistent dhe hulumtues shkencorë nga institute shkencore dhe fakultete të universiteteve publike dhe private nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia.

Ndryshe nga konferenca do të nxjerrën rekomandimet dhe konkluzionet që do të botohen në një dokument të veçantë nga ISLD-ja dhe do të publikohen për opinionin dhe institucionet shtetërore tha Flamur Hyseni.

ISLD u zotua se pas pak do të filloi edhe përgatitjet për konferencën e IV shkencore që do të organizohet në pjesën e parë të vitit 2016./rajnipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.