UBT

Hyseni: Konferenca e dobishme për rajonin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Flamur Hyseni kryetar i ISLD-së në hapje të konferencës regjionale tha se këto takime të niveleve profesionale, akademike e shkencore janë të dobishme për rajonin e Anamoravës dhe më gjerë.

Nën organizimin e Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, ka nisur sot në Gjilan konferenca e II-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) me temën “Sundimi i ligjit, siguria publike faktor ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal”, në të cilën ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, si dhe përfaqësues të jetës institucionale e universitare.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i ISLD-së, Flamur Hyseni, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, për përkrahjen e vazhdueshme që ia ka dhënë organizimeve të institutit në fjalë, siç është edhe kjo tryezë shkencore.

Ai tha se tej mase është i nderuar për praninë e një numri kaq të madh në këtë tryezë kaq të madhe shkencore me temën mjaft të ndjeshme “Sundimi i ligjit, siguria publike faktor ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal”.

United Hospital

Flamur Hyseni në hapje të konferencës regjionale tha se këto takime të niveleve profesionale, akademike e shkencore janë të dobishme për rajonin e Anamoravës dhe më gjerë.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, një fjalë rasti pati nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili është shprehur se ndihet i privilegjuar që sot në Gjilan po mbahet kjo konferencë shkencore, e cila po bëhet tradicionale dhe më një përfshirje të gjerë në shumë aspekte.

“Tema e zgjedhur është shumë qenësore për një shtet të ri demokratik. Duhet theksuar se pa sundimin e ligjit dhe sigurisë publike nuk mund të ketë zhvillim sepse siguria është mbështetëse dhe nxitëse e zhvillimit ekonomik. Falënderoj ISLD-në që po bënë një punë të jashtëzakonshme, ku sot po e lason librin “Reforma”. Ju dëshiroj një konferencë të mirë dhe ju falënderoj për kontributin tuaj që do ta jepni sot për sundimin e ligjit dhe sigurisë publike e cila ka impakt të drejtpërdrejt në ekonomi”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Konferenca po i vazhdon punimet me kontributet e të pranishme të tjerë nga shtetet e rajonit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.