ARKATANA

Hyseni: Keqpërdoruesit e ujit dhe të mbeturinave do të dënohen

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe hedhjes së mbeturinave, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Gjilanit, ka lëshuar dy njoftime.

Sipas njoftimeve, të gjithë ata që nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten.

Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit, tha se njoftimi i parë ka të bëjë me ndalimin e lëshimit të ujit nga krojet nëpër oborre dhe rrugë.

HW

Kurse njoftimi i dytë ka të bëjë ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizikë e juridikë që nuk i respektojnë këto dy vendime, do të sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.