GRANDEMALL

Hyseni ka pritur në takim të përbashkët Bislimin dhe ambasadorin Minxhozi

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu, kanë pritur të mërkurën në takim të përbashkët zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Pasi i falënderoi për vizitën në Gjilan, Hyseni tha se në takim ka prezantuar programet zhvillimore për Gjilanin dhe organizimin e Panairit mbarëkombëtar.

“Biseduam për programe zhvillimore që i kemi prezantuar e konceptuar për Gjilanin dhe besoj e shpresoj që do të kemi përkrahje edhe nga Qeveria e Kosovës dhe nga partnerët tjerë. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë Panairi mbarëkombëtar i cili do të mbahet në Gjilan në muajin korrik. Nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe nga ambasadori Minxhozi kemi gjetur një mirëkuptim dhe përkrahje për organizimin e tij”, ka thënë Alban Hyseni.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, ndërkaq ka ofruar mbështetjen për idetë që i prezantoi për zonën ekonomike dhe për të gjitha aspektet e Panairit.

GRANDEMALL

“Isha i impresionuar me thellësinë me të cilën kryetari i ka realizuar projektet zhvillimore për Gjilanin. Fokus kryesor ka qenë mbështetja që Zyra e Kryeministrit mund t’i ofrojë Gjilanit në organizimin e Panairit mbarëkombëtar. Gjilani ka rol vendimtar në këtë rajon për shkak se është komuna më e madhe në këtë pjesë të Kosovës dhe kryetarit i bie një përgjegjësi më e madhe që t’i mobilizojë të gjitha institucionet politike të këtyre komunave në mënyrë që bashkërisht ta ndërtojnë një zonë ekonomike prosperuese. Idetë që i prezantoi kryetari edhe për zonën ekonomike dhe për të gjitha aspektet e Panairit për ne janë shumë mirë të zhvilluara dhe ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë”, ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi.

Kurse, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka ftuar të gjithë që të bashkëpunojnë me Komunën dhe kryetarin e saj, për ta organizuar këtë aktivitet shembullor.

“Në këtë mbledhje pune kemi diskutuar për një Panair të përmasave jo të zakonshme, i cili do të shënojë dimensione të reja bashkëpunimi në mbarë hapësirën rajonale dhe shqiptare. Institucionet e ndryshme dhe bizneset në Shqipëri kanë shprehur një gatishmëri të madhe për të qenë pjesë e këtij Panairi, i cili nuk do të japë vetëm produkte, por edhe ide të ndryshme se si një bashkëpunim ndër ne mund të jetë më efektiv në të ardhmen”, ka deklaruar ambasadori Minxhozi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.