Hyseni: Ka nisur fushata e korrje-shirjeve me përkushtim e shpresë për bereqet

Gjilan – Ka filluar fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit, ku me drithëra të bardha janë mbi 3100 hektarë me grurë dhe Elb 100 hektarë.
Për të parë nga afër nisjen e kësaj fushate, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Bajram Isufin.
Alban Hyseni, tha se ka nisur fushata e korrje-shirjeve me përkushtim e shpresë për bereqet.
“Për bukën e sofrës. Fermerët tanë janë gati, rendimentet janë të mira dhe bashkë po i japim forcë bujqësisë sonë. Faleminderit për çdo kontribut nga fusha deri te sofrat tona”, tha Alban Hyseni.
Drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, tha se përgatitjet logjistike dhe teknike janë bërë për të mundësuar një fushatë sa më të suksesshme.
Ai tregoi se në territorin e Komunës së Gjilanit, gjatë vitit 2025, me drithëra të bardha janë mbjellë këto sipërfaqe: grurë mbi 3100 ha dhe Elb 100 ha.
Ndërkaq operojnë rreth 50 autokombajna të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të fushatës.
Drejtori uroi që fushata të përmbyllet me kohë dhe pa probleme
“Kemi mbështetur mbi 1130 fermerë për mbjelljen e grurit, me farë dhe pleh artificial.
Përkrahja e fermerëve do të vazhdoi përsëri. Sivjet priten rendimente dhe cilësi shumë e lartë e grurit”, tha Isufi./rajonipress/