UBT

Hyseni ia shpjegon disa taktika të dialogut Kurtit, e kritikon që është tërhequr nga “parimet e vitit 2020”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka thënë se e mbështet kryeministrin Albin Kurti në interesimin për t’i diskutuar në bruksel elementet e marrëveshjes së përgjithshme me Serbinë.

Hyseni shkroi në Facebook se Kurti përfundimisht duhet t’i kuptojë disa gjëra, dhe ia dha disa këshilla me këtë rast, raporton Gazeta Express.

“Jam i interesuar të diskutojmë elementet e marrëveshjes së përgjithshme”, paska deklaruar sot Kryeministri Kurti teksa paska folur për agjenden e mundëshme të takimit të 18 shkurtit me presidentin serb në Bruksel.
Mirë shumë! E përkrah plotësisht këtë qasje të re të Kurtit. Natyrisht, nese ai këte e mendon dhe nëse përfundimisht e ka kuptuar se strategjia e deritashme e dialogut që ka zhvilluar ai në Bruksel ka qenë tërsisht e gabuar”, shkroi Hyseni.

“Kurti duhet përfundimisht ta kuptojë se në dialog duhet trajtuar vetem ate që ka rëndësi primare, e që është arritja e një marrëveshje të përgjithshme me njohje të ndërsjellë, e cila rrjedhimisht dhe, me automatizëm i zgjidhë të gjitha çështjet tjera midis Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

Ish-negociatori i Kosovës me Serbinë i ka treguar Kurtit se si të mos bie “në grackën e Serbisë”.

Uji Dea

“Qeveria e Kosovës nuk duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta, sepse kjo qasje dialogun e degradon dhe si rrjedhim sjellë forcimin e status-quosë, që është interes jetik i Serbisë dhe Rusisë.
Kurti duhet t’i kthehet fromulës dhe platformës që e kishim vendosur ne gjatë qeverisë Hoti, e cila konsistone në qëndrimin se s’pari duhet të diskutohen elementet e marrëveshjes së pergjithshme duke përfshirë njohjen dhe të nënshkruhet ajo! E Vetëm pas nënshkrimit dhe njohjes do të fillonte zbatimi i zotimeve të marra me marrëveshjen e përgjithshme”, ka shkruar Hyseni.

“Marrëveshja e përgjithshme i bënë lehtë të zgjidhshme dhe madje tërësisht të parëndësishme shumë nga marrëveshjet e veçanta. Përderisa Serbia insiston se normalizimi mund të vie përmes zbatimit të marrëveshjeve të veçanta, Kurti duhet të insistojë që s’pari duhet të ndodhë normalizimi dhe njohja, e pastaj zbatimi”, ka shtuar ish-ministri.

Hyseni e kritikoi Kurtin për një “gabim të madh”.

“Pra është formula serbe ‘përmes zbatimit deri te normalizimi’, ndërsa e jona duhet të jet ‘përmes normalizimit deri te zbatimi’. Qeveria Kurti deri tani ka bërë një gabim të madh që ka pranuar të bisedojë e negociojë në Bruksel për tema të veçanta. Brukseli ka kohë sa të duash. Nuk lodhet. Edhe Serbia ka kohë sa të duash. Kosova nuk ka shumë kohë për ta zgjidhur këtë problem sepse mosmbyllja e këtij problemi po reflekton shumë keq në zhvillimin ekonomik, në tërheqjen e invstimeve të huaja dhe në shumë fusha të tjera”, ka shkruar Hyseni.

“Nuk e kuptoj pse Qeveria Kurti është tërhequr nga parimi në dialog të cilin e kemi vendosur në vitin 2020. Prandaj nuk jam shumë optimist që të arrihet asnjë lloj normalizimi me Serbinë përmes marrëveshjeve parciale të cilat edhe ashtu janë vështirë të zbatueshme pa një marrëveshje të përgjithshme dhe njohje”, ka shtuar ai.