Mobi Casa

Hyseni i PSD-së: Gjendja e rëndë ekonomiko-sociale po i detyron të migrojnë, për 10 vite s’do kemi të rinj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni ka thënë se përvjetorin e Pavarësisë, Kosovën e gjen në gjendje të rëndë ekonomike e sociale, raporton Ekonomia Online.

Hyseni u shpreh se Qeveria Kurti ka kontribuuar më shumë në migrimin e të rinjve, teksa thotë se për 10 vitet e ardhshme, Kosova do të mbesë pa të rinj.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Hyseni thotë se institucionet nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e ikjes së të rinjve jashtë shtetit.“Kosovën ky përvjetor i pavarësisë e gjënë në gjendje të rënd, më së shumit sa i përket të drejtave ekonomike dhe sociale. As një veprim i qeverisë nuk ka qenë domethënës për ta ndalur këtë trend që është jashtëzakonisht shqetësuese edhe me bërë maksimumin ne nuk e dimë a mundet të ndalet ky trend nga qeveria. Sepse qartazi nuk është gjithçka në dorën e qeverisë sa i përket këtij trendi, mirëpo Qeveria nuk ka bërë pothuaj asgjë për të ndalur këtë trend (ikjen e të rinjve). Kosova me këtë dinamik për 10 vitet e ardhshme do të zbrazet edhe do të jetë një vend pa të rijnë, ose vetëm më të rinjtë që janë të afërt me bizneset e mëdha dhe pushtetin”, thotë ai.

Uji Dea

Sipas Hysenit, institucionet kosovare duhet të gjejnë mënyra që t’a ndalin këtë migrim. Thotë se është e padrejtë që Gjermania t’i josh të rinjtë për t’u punësuar, ndërkohë“Bindja ime është që karshi këtij procesi të emigracionit, kritikë duhet t’i drejtohet edhe karshi shteteve që janë duke i marruar ata njerëz, për shkak se ky është zhvillim i pabarabartë. Ne me buxhetin e dobët të Kosovës po prodhojmë mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, dhe Gjermania është duke i marr falë ata njerëz. Ndërkohë vinë këtu me program për të blerë shporta të mbeturinave përmes organizatave jo qeveritare”, thotë ai.

“Kjo është e padrejtë kjo duhet që të adresohet, ky është zhvillim i pa barabartë, nuk ka emër tjetër ky nocion i ikjes së trurit. Ky është një prej problemeve të përbashkëta që secili vend i Ballkanit e ka me tregun e përbashkët Evropian”, u shpreh Hyseni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.