Mobi Casa

Hyseni i PSD-së: Asociacioni s’e shuan konfliktin në veri, pushtetet në Kosovë e Serbi do ta përdorin si platformë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, ka thënë për Ekonomia Online se pranimi i draftit të Asociacionit nga Albin Kurti, është bërë për të ruajtur karrigen e Kryeministrit.

Sipas Hysenit edhe me formimin e Asociacionit, konflikti në veri do të jetë i pashmangshëm, andaj ai kërkon që të ketë ripërcaktim të kufijve.Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hyseni ka thënë pushtetet në Kosovë e Serbi do ta kenë platformë.

“Nuk është ndonjë befasi. Ne e kemi pritur një gjë të tillë, jo pse kemi ndonjë aftësi parashikueshme por për shkak se kemi qenë të bindur që kur presioni rritet edhe kur presioni është aq i madh saqë vihet në diskutim vetë stabiliteti i pushtetit të kryeministrit, atëherë mes këtyre dy gjërave, kryeministri gjithmonë ka me zgjedh pushtetin e vetë që i bjen në llogari të formimit të Asociacionit. Problemi me Asociacionin nuk është se thjesht po bëhet një kompromis por problemi me të është që çdo herë po mbetet një konflikt i hapur i cili as nuk ka me siguru paqe të përhershme e as nuk do t’i rregullojë marrëdhëniet ndërmjet dy popujve. Për më tepër për shkak se Asociacioni është ndarje etnike ka me i largu popujt ndërmjet tyre, e më shumë se kjo Asociacioni ka me qenë në të ardhmen platforma populliste e pushtetit andej e këndej kufirit”, ka thënë Hyseni, teksa e përforcon edhe më shumë idenë për ripërcaktim të kufijve.

FIDANISHTJA

Kjo gjë sipas tij duhet të bëhet për shkak të vullnetit të popujve në Luginë e në veri.

“Për neve ka qenë gjithmonë zgjidhje një shtrim i problemit së pari, që siguron paqe të përhershme. E paqja e përhershme është një zgjidhje që i mbyll krejt problemet e hapura midis nesh. Ajo është vetëm njohja reciproke edhe prej kësaj premise duhet të shihet nga duhet me i ra që me mbërri këtu. Ne besojmë që duhet me u pas parasysh vullneti politik i njerëzve në Luginë të Preshevës edhe në veri të Kosovës. Të dyja vendet kanë të drejtë për të vendosur ku duan të jetojnë”, ka thënë tutje Hyseni.

Ish-anëtari i VV-së, ka thënë se këtë temë nuk e mendon pala kosovare për shkak të mospranimit nga elektorati.“Për neve zgjidhja e vetme është ripërcaktimi i kufijve edhe ne nuk mundemi me thënë që nëse themi se ju takon e drejta për vetëvendosje shqiptarëve të Preshevës, bash e njëjta e drejtë ju takon edhe serbëve të veriut. Unë e di që pala kosovare as nuk ka tentuar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se pala kosovare kur e trajton dialogun, e trajton gjithmonë duke e pasur parasysh koston publike edhe çfarë pranimi ka me pas ajo në publik”, u shpreh Hyseni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.