Fundamenti

Hyseni: Gjilanit po i kthehet krenaria

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjilani dhe rajoni i Anamoravës ka nevojë për këtë Universitet publik. Gjilanit po i kthehet krenaria e qytetit të rëndësishëm, si qytet i traditës për edukim, kulturë, shkencë dhe sport thotë për rajonipress Flamur Hyseni profesor universitar.

Miratimi i vendimit të MASHT-it të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e tri universiteteve publike në Kosovë në Komisionin Parlamentar për Arsim, Kulturë, Sport, Administratë Publikë, Qeverisje Lokale dhe Media, nga aspekti juridiko – formal nënkupton se ratifikimi i Vendimit për themelim të këtyre tri universiteteve publike është në prag të themelimit, ka mbet vetëm edhe votimi me shumicë votash në njërën nga seancat plenare të radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mesin e tri universiteteve publike që po themelohen është edhe Universiteti Publik i Gjilanit, institucion i ri i arsimit të lartë universitar në rajonin e Anamoravës.

Mobi Casa

Flamur Hyseni profesor universitar tha për rajonipress se hapja e Universitetit Publik të Gjilanit po bëhet në kohën e duhur, kur dihet se, interesimi i shoqërisë kosovare për arsimim të lartë po shtohet gjithnjë e më shumë. “Gjilani dhe rajoni i Anamoravës ka nevojë për këtë Universitet publik. Gjilanit po i kthehet krenaria e qytetit të rëndësishëm, si qytet i traditës për edukim, kulturë, shkencë dhe sport” tha Hyseni.

Hyseni mendon se në këtë rrugë edhe do të ketë sfida në këtë drejtim, si: objekti për të zhvilluar ligjëratat sipas standardeve që kërkohet, buxheti, profilet/drejtimet e reja të cilat duhet të jenë në harmoni me kërkesat e tregut rajonal dhe kombëtar, kuadrot që nuk do të jetë i lehtë seleksionimi nga të cilët shumë varet edhe cilësia dhe kredibiliteti akademik i Universitetit dhe besimi i opinionit në Universitet. “E shoh urgjente që sa më shumë të shtohet përkushtimi i Bordit Themelues edhe në bashkëpunim me MASHT-in që të bëhen të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale që të bëhet pranimi i studentëve të rinj, kur dihet se pak kohë ka mbet dhe 1 tetori të gjejë Gjilanin dhe Universitetin Publik të tij të përgatitur për fillimin e vitit të parë të ri si Universitet Publik i Pavarur”.

Me të gjitha të mirat dhe të metat që janë dhe sfidat që na presin, konsiderojë se me një kujdes të shtuar do t`ia arrijmë të gjithë bashkë, Komuna, MASHTI, intelektual, profesor universitar, shoqëri civile, media dhe studentë që Universiteti Publik i Gjilanit të ketë një nismë ashtu çfarë i duhet dhe e meriton qyteti i Gjilanit tha Hyseni./rajonipress/