Hyseni: Gjilani tregoj kulturë të lartë qytetare, nuk pati asnjë incident

Gjilan – Konsiderojë se qytetarët me të drejtë vote në Gjilan e rikonfirmuan kulturën e tyre të lartë qytetare dhe demokratike ku edhe në këto zgjedhje kontribuuan pozitivisht që të mbizotërojë atmosferë e qetë zgjedhore dhe nuk pati asnjë incident apo lëshim në procesin zgjedhor thotë Flamur Hyseni profesor universitar.
Sipas Hysenit në përgjithësi ishte një fushatë e qetë në tërë vendin veçanërisht në Gjilan, por ajo se çka i dalloi këto zgjedhje nga zgjedhjet tjera kam vërejt se ka pasur një fushatë më ndryshe, ku nuk pati ndonjë entuziazëm shumë të lartë, nuk pati ndonjë interesim shumë të shtuar nga ana e elektoratit. “Në këtë aspekt vlen me theksuar ndryshimin e qasjes së komunikimit me publikun, ndikim po ushtrojnë rrjetet sociale dhe mediat e formatit të agjencive telegrafike ku lajmi po qarkullon shpejtë dhe komunikimi po është i shpejt dhe më direkt”.
E meta në këto zgjedhje ndërkaq sipas Hysenit është prapë mos ofrimi i alternativave të duhura si kandidatë për të zgjedhur elektorati ata që duhet. “Ka pasur raste ku ka pasur kandidime krejt të paarsyeshme dhe tejet të shpenzuara dhe që në fushatë nuk kanë ofruar asgjë përveç injorimit dhe gjuhës së ashpër në debatet mediale dhe paraqitjet politike publike”.
Megjithatë sipas tij në përgjithësi po vërehet një vetëdijesim i elektoratit që po ndikon në disiplinimin dhe edukimin e subjekteve politike dhe me këto zgjedhje konsiderojë se partitë politike qoftë në nivel lokal – dege qoftë të nivelit të përgjithshëm kanë marrë mesazhin se çfarë duhet të bëjnë në ditët në vijim pas sotit. “Është optimizmi se po vjen në shprehje hapësira për ekspert dhe kuadro të dëshmuar dhe aktivist serioz të shoqërisë civile. Me hyrjen e shumë subjekte politike në Kuvend do të gjendemi në një situatë ku prapë do të kemi opozitë jo unike e cila do ta ketë vështirë ta luaj rolin tipik opozitar dhe demokracia do të ketë formë krejt ndryshe tipike model kosovar të kombinuar me elementin e theksuar ballkanas duke shpreh “inati politik” pa arsye” mendon Hyseni./rajonipress/