Mobi Casa

Hyseni: Gjilani nuk është “keq” me investimet nga qendra

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shikuar në përgjithësi as Gjilani nuk qëndron keq në trajtimin nga institucionet qendrore, mund të ishte bërë edhe më shumë, por krahasuar me infrastrukturën si rrugore ashtu edhe infrastrukturën tjetër institucionet qendrore kanë dhënë prioritet investimeve më tepër në Kosovën qendrore sepse ka pasur nevojë më shumë, ndërsa premtimet e dhëna kohëve të fundit si më të rëndësishme si Mirusha që është në punim e sipër dhe Universiteti që u themelua janë premtime që po realizohen. Mbetet të shihet deri ka fundi i kësaj vere se sa do të kemi përmbushje edhe të premtimeve në investime tjera si autostrada Ferizaj – Viti – Gjilan – Dheu i Bardhë” thotë për rajonipress Flamur Hyseni.

Ka një kohë të gjatë që nga skena politike e opozitës , por edhe nga vet kreu i komunës Qemajl Mustafa janë adresuar vërejtje në adresë të Qeverisë se ka pasur anashkalim të investimeve në Anamoravë dhe në Gjilan.

“Ky fakt se a është trajtuar drejtë në aspekt të investimeve Komuna e Gjilanit veçanërisht dhe Anamorava përgjithësisht nuk paraqet ndonjë risi sepse është thënë disa here, por me rëndësi është se a është thënë ashtu siç duhet dhe a është kërkua ashtu siç duhet. Nga kjo ka mjaft paqartësi, sepse sa here është drejtuar verbalisht kërkesa për qeverinë gjithherë është drejtuar për mos investime, pak kemi dëgjuar të jetë drejtuar se çfarë do të duhej të investohej”, kështu mendon Flamur Hyseni profesor universitar.

Hyseni thotë për rajonipress se disa herë kemi pasur unitet të pozitës dhe opozitës lidhur me mos investimet në Gjilan, por për habi kemi pasur edhe mos unitet, kur opozita ka reaguar se, nuk ka investime, me automatizëm “politikisht” kemi vërejtur se ka pasur reagime nga pozita se ka pasur investime, nga kjo rrjedhë se me Gjilanin për këto tri vite e gjysmë qeverisje kemi pasur “lojë politike” se në Gjilan “ka investime edhe nuk ka investime”, gjë që dyjat nuk shkojnë, ndërsa krejt një politikë e veçantë në këtë aspekt është bërë/udhëhequr nga Kryetari i Komunës i cili është i njohur për përsëritje të shumta të kërkesave të tij ndaj Qeverisë për mos investim në Gjilan.

RCCOLA

Hyseni tha se Komuna e Gjilanit në mundësitë e saja për këto vite qeverisje të fundit ka bërë atë që ka mund ta bëjë, ndërsa tre vitet e fundit kemi hasë në një komunikim verbal publik me institucionet qendrore të qeverisjes ku është kërkuar vazhdimisht ose me thënë janë adresuar ankesa për mos investime në Gjilan, të cilat komunikime janë model i ri në komunikimin publik – politik dhe ndërinstitucional që si të tilla na asociojnë në atë se, “me siguri paraprakisht janë shterrur të gjitha format tjera të komunikimit” lidhur me atë për ta bindë qeverinë/qendrën “politikisht” që të investojë edhe në Gjilan, sepse ligjërisht e ka obligim trajtimin e barabartë të gjithë vendit.

“Shikuar në përgjithësi as Gjilani nuk qëndron keq në trajtimin nga institucionet qendrore, mund të ishte bërë edhe më shumë, por krahasuar me infrastrukturën si rrugore ashtu edhe infrastrukturën tjetër institucionet qendrore kanë dhënë prioritet investimeve më tepër në Kosovën qendrore sepse ka pasur nevojë më shumë, ndërsa premtimet e dhëna kohëve të fundit si më të rëndësishme si Mirusha që është në punim e sipër dhe Universiteti që u themelua janë premtime që po realizohen. Mbetet të shihet deri ka fundi i kësaj vere se sa do të kemi përmbushje edhe të premtimeve në investime tjera si autostrada Ferizaj – Viti – Gjilan – Dheu i Bardhë” thotë Hyseni.

Hyseni thotë se Gjilanit nuk i duhet statusi i veçantë nga qeveria lidhur me trajtimin e tij, sepse edhe nuk i takon, Kosova është shtet unik dhe çdo deklaratë politike e pa nevojshme në raport me institucionet qendrore mundet vetëm ta dëmtojë në trajtim./rajonipress/