UBT

Hyseni: Faza e parë e punimeve në palestrën sportive në Zhegër pritet të finalizohet së shpejti

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar punimet në palestrën e fshatit Zhegër, për t’u siguruar që po punohet sipas planit.

Hyseni ka thënë se faza e parë e këtij projekti pritet të finalizohet së shpejti.

Uji Dea

“Gjilani frymon me sportin, e sportdashësit e Gjilanit meritojnë më shumë objekte e hapësira sportive, për të cilat po punojmë çdo ditë që t’i shtojmë”, ka thënë Hyseni./rajonipress/