Eko Higjiena

Hyseni: Është e rëndësishme të ruhet partneriteti strategjik me ShBA-të

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas një njoftimi, në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar në shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithnjë kemi pasur mbështetjen e ShBA-ve dhe për këtë gjithnjë do të jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ministri Hyseni.

Uji Dea

Gjithashtu, në takim u tha se bashkëpunimi në mes të policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve, duhet zgjeruar.

Sipas njoftimit, Hyseni tha se është e rëndësishme të ruhet partneriteti strategjik me ShBA-të në luftimin e krimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore, etj.

Ndërsa, ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se SHBA-të janë të përkushtuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e demokratizimit të vendit dhe mbështetjen në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.