Hyseni: Ende është herët të komentohet raporti i Williamsonit

Gjilan – Është ende herët të komentohet raporti i Williamsonit sepse është ende në fazën para ngritjes së aktakuzës dhe e gjitha duhet të jetë mbi bazën e respektimit të parimeve universale të drejtësisë, që mos të manipulojmë me numra njerëzish dhe persona të dyshuar thotë Flamur Hyseni.
Në çështje të drejtësisë shprehjet mund dhe s’mund kanë një rëndësi të madhe, në këtë kontekst ajo se çfarë vërejtëm nga prezantimi i Williamsonit në konferencë për media nuk pati diçka konkrete, përveçse pati çështje të hapura dhe me shumë mundësi supozimi se diçka që po dyshohet mund edhe të ndodhë. Kështu thotë Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike raporton rajonipress.
Flamur Hyseni njohës i çështjeve juridike nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike thotë për rajonipress se lidhur me krimet e pretenduara po synohet që të krijohet një bazë për ngritje të akuzave që pastaj ndonjë gjykatë kompetente të ketë bazën për të nisur gjykimin, por edhe në anën tjetër është shumë me rëndësi se nga përmbajtja e tillë del se ende ka hapësirë për hetime eventuale që lë për të kuptuar se është ende herët të komentohet se cila do të jetë akuza përfundimtare. Nga e gjitha që u publiku më shumë dërgon nga një pretendim me bazë supozuese sesa diçka konkrete.
“Konsiderojmë se është herët të komentohet sepse është ende në fazën para ngritjes së aktakuzës dhe e gjitha duhet të jetë mbi bazën e respektimit të parimeve universale të drejtësisë, që mos të manipulojmë me numra njerëzish dhe persona të dyshuar” tha Hyseni.
Diçka veçse e zbeh pretendimin e raportit të Martit e që ishte objekt hetimi nga Williamsoni është shumë pozitive për Kosovën se u konstatua se nuk ka të gjetura për trafikim organesh. “Në raportin e tillë po tentohet të bëhet një dallim se është fjala për individ e jo për organizatë që mund të kenë bërë shkelje të rregullave të luftës. Është shumë me rëndësi se institucionet kosovare dhe shqiptare kanë qen shumë bashkëpunuese dhe të hapura ndaj procesit për tri vite sa kanë zgjatë hetimet” tha Hyseni./rajonipress/