Fundamenti

Hyseni elaboron në detaje projektet e prezantuara, Kult Qendrën dhe palestrën “Bashkim Selishta – Petriti”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të premten, ka elaboruar në detaje projektet e prezantuara ditë më parë, të Kult Qendrës dhe renovimin e palestrës së sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”.

Projekti i Kult Qendrës, gurthemeli i të cilit është vënë ditë më parë, përfshinë ndërtimin e qendrës së re kulturore, një sallë alternative për teatër me 200 ulëse, ku do të ketë edhe qasje për personat me nevoja të veçanta.

“Vlera e projektit të Kult Qendrës është 1.2 milionë euro, ku përpos sallës së teatrit, atje do të fillojmë edhe me institucionalizimin kinemasë së qytetit, pastaj galeria e re e qytetit, pasi hapësira aktuale është vështirë e qasshme dhe hapësirë e vogël për këto aktivitete. Galeria e re e qytetit do të ketë rreth 400 m2. Në këtë objekt do të ketë edhe zyra e ambiente të punës, zhveshtore të artistëve të teatrit dhe një bufe e vogël”, ka thënë Hyseni.

FIDANISHTJA

Kurse, për projektin e renovimit të palestrës së sporteve, kreu i Gjilanit tha se vlera totale është 2.3 milionë euro.
“Projekti përfshinë rregullimin e hapësirës së jashtme, hapësirën përreth tij, të terrenit sportiv, tribunat e hapësirat për parking. Ndërkohë, në pjesën e brendshme, ku investimet paraprake kanë qenë kozmetike, përfshinë edhe rregullimin e qatisë e dyshemesë. Do të bëhet ndërrimi i plotë i kulmit ku do të përfshihen edhe panele solare për ngrohjen e ujit për nyjet sanitare, do të rregullohet edhe sistemi modern i ngrohjes”, theksoi Hyseni, duke shtuar se salla e xhudos do të bëhet në kuadër të memorandumit me ministrinë e linjës.

Në fund, Hyseni tha se projektet që do të implementohen këto dy vite janë me rëndësi kapitale për qytetin për ta sjell një lloj transformimi infrastrukturor dhe përmbajtësor për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.