KKVITI

Hyseni: Disa nga subjektet me PDK-në ose sërish zgjedhje

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Vlerëson se në aspektin politik mund të arrihet gjithçka por në aspektin ligjor juridiko-kushtetues jep vetëm një version. Njëri nga subjektet e ranguara pas të parit (PDK), sipas tij, duhet të arrijë marrëveshje me të parin ose të shkohet në zgjedhje. Ndryshe, sipas Flamur Hysenit, nuk dilet nga bllokada politike aktuale.

Kur flet për seancën e ardhshme të Kuvendit, thotë se duhet vazhdohet aty ku është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit në sallë.

Kështu ka thënë për KosovaPress, Flamur Hyseni, njohës i çështjeve kushtetuese nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, duke shtuar se edhe nga praktikat parlamentare dhe aspektet juridiko – kushtetuese dhe tanimë edhe mbi bazën e dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të veprohet ndryshe, pas vendimit të Gjykatës për të krijuar shumicën parlementare.

“Në aspekt politik gjithçka mund të planifikohet dhe analizohet dhe ndoshta edhe mund të dal ashtu, por në aspekt të praktikës parlamentare dhe aspekt juridik – kushtetuese dhe tanimë edhe mbi bazën e dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të veprohet ndryshe përveçse njëri nga subjektet politike që rangohet pas të parit të arrijë marrëveshje politike me subjektin e parë për të krijuar shumicën parlementare që të kemi kryeparlamentarin dhe Qeverinë, në të kundërtën opsioni i vetëm janë zgjedhjet parlamentare si zgjidhje e bllokadës politike”, ka theksuar Hyseni.

Sipas tij, esenciale në praktikën tonë parlamentare për katër legjislaturat e kaluara (nga 2001) ishte se është ruajtur kontinuiteti i zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe e njëjta shumicë e ka zgjedh edhe Qeverinë.

Hyseni, ka ritheksuar se është marrëveshja politike e subjekteve politike, ajo që duhet të mundësojë krijim e shumicës paralementare, e cila shumicë parlamentare në asnjë mënyrë nuk mund të formohet duke përjashtuar subjektin që ka numrin më të madh të ulëseve në Kuvend të përcaktuar sipas rezultatit të KQZ-ës.

Kjo sipas tij, tanimë është e fuqizuar edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nr. Ref.: AGJ 671/14, në bazë të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Hyseni, ka shtuar se kryesia e vjetër e Kuvendit, nuk do të duhet më të caktoj rend të ri të ditës dhe as seancë të re konstituive.

Ai ka treguar që seanca konstituive duhet të vazhdohet aty ku është ndërprerë për mungesë të kuorumit.

“Tanimë nuk do të bëhet fjalë për kompetencat e kryesisë së vjetër, sepse seanca konstitutive ka filluar dhe është ndërprerë në një moment të caktuar, d.m.th atë here kur është konstatuar se nuk ka kuorum (mungesa e shumicës së nevojshme në seancë për të marrë vendim/e) për të vazhduar seanca konstitutive edhe në pikat tjera.

Në frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nga ajo që u pa publike deri më tani (deri sa te publikohet aktgjykimi i plotë), mbetet për tu kuptuar se seanca do të fillojë aty ku ka mbet, te momenti i mungesës së kuorumit”, ka thënë ai.

Ndryshe, sipas tij rregullorja e punës së Kuvendit përcakton një element me rëndësi, që është se, “Mandati fillon nga mbledhja konstituive, e cila mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve” (neni 11 i rregullores).

Sipas Hysenit, në rastin tonë mandati veçse ka filluar, por ka pas ndërprerje të seancës konstitutive për shkak të mungesës së kuorumit .