ARKATANA

Hyseni dhe ministri Çeku vizitojnë xhaminë e vjetër në Velekincë dhe Kullën e Sahit Agës në Zabel

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kanë vizituar të mërkurën restaurimet e xhamisë së vjetër në Velekincë dhe Kullën e Sahit Agës në lagjen Zabel.

Ministri Çeku, pasi e uroi kryetarin Hyseni për marrjen e detyrës, ka thënë se Gjilani ka shumë monumente dhe potencial për ta shtuar listën e aseteve të mbrojtura.

“Ministria mbron, financon ndërhyrje e restaurime, por është shumë me rëndësi faza e funksionalizimit, e kthimit në jetë të monumenteve dhe këtu roli i Komunës është shumë i rëndësishëm që të sigurohet faza pas restaurimit. E mira është që kryetari Hyseni e ka një qasje tjetër krahasuar me komunat tjera, e kupton këtë si aset të Komunës së tij, i cili i sjell zhvillim e dobi komunitetit”, ka thënë ministri Çeku.

Fundamenti

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi e falënderoi ministrin Çeku për vizitën, ka konfirmuar se si Komunë do të jenë gjithmonë të hapur për bashkëpunim, duke mirëpritur intervenimet dhe punën në monumentet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

“Kemi disa ide e projekte që duhet të shtyhen përpara dhe shpresoj në një takim sa më të shpejt me ministrin Çeku në cilësinë e kryetarit të Komunës”, ka thënë Hyseni.

Në këto vizita kanë qenë të pranishëm edhe kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Ilaz Mustafa, sikurse edhe Artan Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.