UBT

Hyseni dhe ambasadori Minxhozi dakordohen për bashkëpunimin në projekte ku mund të përfshihen edhe shqiptarët e rajonit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke përfshirë në këto projekte edhe komunat ndërkufitare, ku jetojnë shqiptarët.

‘Me ambasadorin Minxhozi diskutuam për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe komunat e saj, pasi Gjilani, si njëra ndër komunat më të mëdha të Anamoravës, është edhe më të afërta në kuptimin gjeografik me shqiptarët që jetojnë përtej kufijve të Republikës së Kosovës dhe është obligim për të dyja shtetet tona që të kujdesemi për ta, duke i përfshirë në projektet tona të përbashkëta’, ka thënë Hyseni.

GRANDEMALL

Ndërkaq, ambasadori Minxhozi tha se me kryetarin Hyseni takohet për herë të parë, por ai është një mik i Gjilanit, të cilin e ka vizituar në mënyrë periodike dhe gjithmonë ka ndjerë një kënaqësi për shkak edhe të lidhjeve që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe kësaj pjese të Kosovës.

‘Me kryetarin u dokorduam për të shtritë gamën e aktiviteteve, duke e lidhur Gjilanin me një nga bashkitë më të rëndësishme të Shqipërisë, siç është Bashkia e Korçës, për të parë mundësinë e organizmit të aktiviteteve të përbashkëta në lëmin ekonomik, kulturor, arsimor dhe kështu me radhë. Ne duhet të jemi prezent këtu, edhe për faktin se Gjilani kap një pjesë shumë të rëndësishme të rajonit shqipfolës, pasi që është në kufi me Luginën e Preshevës, me Kumanovën, prandaj pse jo edhe komunat tjera të Shqipërisë të mos jenë prezent në këtë aktivitet. Besoj se do të kemi një rrugëtim të përbashkët të lidhjeve vëllazërore mes nesh’, ka thënë ambasadori Minxhozi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.