FITORJA

Hyseni: Asnjë tregtar nuk duhet të përjashtohet nga hapësira e tregut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar sot edhe Ndërmarrjen lokale “Tregu”, ku nga drejtori Avdyl Jerliu është njoftuar me punimet që janë kryer deri tani dhe ato që duhet të kryhet më tej në kuadër të projektit për rregullimin e kësaj hapësire si dhe ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e tregtarëve të cilët zhvillojnë aktivitet në këtë lokacion.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e kompanisë, Hyseni tha se duket që ka pasur një ngutje në përurimin e projektit, sepse ende ka punë të papërfunduara.

‘Me sa kam kuptuar unë, këtu tani ka rreth njëzet lokale më pak se sa që ka tregtarë, që për bindjen time është problem serioz në një projekt kapital, sepse si duhet të vendosim tani kush merr lokal e kush jo. Nuk dua me qenë ai që e përjashton dikë prej tregut’, ka thënë Hyseni.

Fundamenti

Po ashtu, ai e nënvizoi në këtë takim edhe çështjen e reduktimit të tezgave, problemin e dyshemesë si dhe cilësinë e punimeve në tërësi.

‘Shumica e tregtarëve këtu punojmë më se njëzet apo tridhjetë vjet dhe ka prej tyre që më parë kanë pasur deri në pesë tezga, ndërsa tani do të kenë vetëm një. Ky do të jetë problem për vazhdimin e veprimtarisë së tyre’.

Hyseni tha se duhet parë mundësitë për rritjen e hapësirave për tregtarë, në mënyrë që askush të mos përjashtohet nga tregu, duke paralajmëruar kësisoj një takim të përbashkët me drejtues të ndërmarrjes dhe tregtarët, për t`i biseduar të gjitha problemet dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të përshtatshme për të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.