UBT

Hyseni: Askund në Kuran nuk shkruan që njeriut duhet t’i hiqet koka

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, vlerëson se e di arsyen e vërtetë se pse kosovarët janë angazhuar në luftërat e huaja. Ai gjatë një interviste dhënë Radio Televizionit Dukagjini, ka thënë se të rinjtë kosovarë po manipulohen nga persona të ndryshëm dhe kjo sipas tij po ndikon që ata të marrin këtë rrugë që ai e ka quajtur të gabuar. Për këtë qëllim ministri Hyseni, thotë se ka nisur një turne të vizitave nëpër komuna për të diskutuar pikërisht këtë fenomen.

“Ne jemi dëshmitarë që shpeshherë të rinjtë të Kosovës mund të manipulohen nga diskurset e ndryshme, nga ideologjitë e ndryshme që kanë si bazë gjoja fenë, e kjo nuk ka të bëjë asgjë me fenë. Feja islame është fe që predikon paqe, mirëqenie dhe dashuri midis njerëzve. Kurani nuk predikon dhunë dhe askund në Kuran nuk gjen që duhet të presh koka njerëzisht dhe e kemi si obligim ne si shoqëri që këtë diskurs ta zbresim në nivele sa më bazike të organizimit social dhe politik në mënyrë që ta ruajmë familjen tonë”, ka thënë Hyseni.

Hyseni pranon se janë mbi 300 kosovarë që ishin ta angazhuar në Shtetin Islamik, ndërsa rreth 100, sipas tij, vazhdojnë të luftojnë karshi këtij grupi terrorist. Kjo sipas tij bënë e bënë Kosovën si vend që po prodhon ekstremizëm.

Eco Higjiena

“Është e vërtetë që Kosova ka bërë përparim të ndjeshëm dhe se Kosova është shumë më larg se secili vend tjetër në Ballkanin perëndimorë në këtë rrafsh, dhe kjo është pikërisht ajo arsye që ne e kemi gjendjen mirë dhe të vazhdojmë deri në eliminim mundësisht të plotë të këtij fenomeni.

Ju thatë që kemi rreth 100 aktualisht në fronte të luftës jashtë vendit dhe kjo shifër qëndron dhe se ky është numër i madh dhe do të duhet të na shqetësonte si shoqëri. Kosova është vend i vogël dhe ky vend i vogël deri më sot ka dhënë 300 ushtarë në luftëra të huaja dhe e bënë Kosovën si vend që prodhon luftëtar të huaj dhe ekstremistë, ndërkohë që Kosova nuk është vetë çerdhe ku synohet të ushtrohet ekstremizëm i skajshëm”, thotë Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, mes tjerash thotë se institucionet përkatëse janë vigjilente dhe të angazhuara maksimalisht për të mbrojtur vendin nga çdo sulm i mundshëm eventual./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.