Fundamenti

Hysen Ymeri padit Komunën e Vitisë, kërkon dëmshpërblim

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Hysen Ymeri ka paditur Komunën e Vitisë gjegjësisht drejtorinë e administratës dhe personelit në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti siç ka thënë ai për shpërblim në të holla për shkak të cenimit të autoritetit, nderit, lirive dhe të drejtave të personalitetit.

Hysen Ymeri ka ushtruar një padi ku kërkon dëmshpërblim nga Komuna e Vitisë, gjegjësisht Drejtoria për Administratë dhe Personel raporton rajonipress.

Sipas padisë që ka ushtruar Ymeri ish drejtoria për administratë dhe personel me datën 24/11/2008 në mënyrë të kundërligjshme kishte nxjerr një vendim, me të cilin atë e suspendon nga marrëdhënia e punës kinse për shkak të shkeljeve të detyrave të punës, me arsyetimin se unë kam penguar funksionalizimin e shërbimit dhe të gjendjes civile – Ofiqarisë, dhe gjoja se unë kam sulmuar udhëheqjen komunale të atëhershme, duke i kërcënuar dhe fyer, dhe të gjitha këto shefi i Administratës dhe Personelit i atëhershëm Daut Xhemajli i ka bërë në emër të komunës, Drejtorisë për Administratë Publike, duke cenuar autoritetin, nderin dhe personalitetin tim në vazhdimësi.

Pas këtij vendimi në emër te Komunës dhe Drejtorisë shefi i atëhershme i Administratës komunale bënë fletëparaqitje pranë komisionit disiplinor me arsyetimin se unë kam bërë shkelje të rend të detyrave të punës, por komisioni disiplinor nxjerr një vendim me të cilin u vërtetua se nuk kishte shkelje të detyrave të punës nga ana ime thuhet në padinë e Ymerit.

Mirëpo i pakënaqur me vendimin e komisionit disiplinor të administratës komunale, shefi i atëhershëm nxjerr vendimin tjetër të kundërligjshëm me te cilin mua (Hysen Ymeri) me ndërpritet marrëdhënia e punës, me arsyetimin se kam bërë shkelje të detyrave të punës.

Pas nxjerrjes se këtij vendimi ish-shefi i administratës( Daut Xhemajli) nga puna më largon me polici. I pa kënaqur me këto veprime dhe me ketë vendim të drejtorisë për administratë të përgjithshme ushtroj ankesë Komisionit të Ankesave, i cili komision nxjerr një vendim konformë dëshirës të ish-shefit të Administratës dhe Personelit, me arsyetimin se vendimi për ndërprerje të marrëdhënies së punës nga ish-shefi i administratës është i drejtë.

Kundër këtij vendimi jam ankuar në procedurë administrative në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, i cili nxjerr një vendim në favorin tim, duke e hedh poshtë vendimin e Komisionit të Ankesave në mungesë të provave sqaron Ymeri.

Sipas vendimit të KPMK-së, e paditura Komuna e Vitisë ishte e obliguar që ta ekzekutoj këtë vendim dhe të më kthej mua në vendin e punës, mirëpo këtë Drejtoria për Administrate dhe Personel, përkatësisht shefi i saj nuk e ekzekutoj, andaj unë këtë vendim e kam ekzekutuar me ndihmën e Gjykatës Komunale ne Viti, e cila nxjerr konkluzionin për ekzekutim për vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, dhe me ndihmën e policisë lokale unë kthehem në punë me date 15/05/2009, dhe aty qëndroj deri me datën 18/05/2009 ku me një urdhëresë të shefit të Administratës dhe Personelit dhe ish-kryetarit të Komunës me polici më largojnë nga vendi i punës.

Eco Higjiena

Pas kthimit tim në punë ish-shefi i Administratës dhe Personelit Daut Xhemajli, në emër të komunës dhe Drejtorisë për Administrate publikisht në mjetet elektronike dhe të shkruara të informimit publik rendë fyen dhe cenon dinjitetin, autoritetin dhe personalitetin tim, duke deklaruar se unë nuk kam kontratë pune, kinse kontrata është e falsifikuar, kinse unë e kam fyer udhëheqjen e lartë dhe në të njëjtën kohë vazhdon akuzat duke më quajtur rrugaç, mafioz, nëntoka e Vitisë etj. “Kuptohet me këto sjellje të tij në emër të komunës-Drejtorisë për Administratë të përgjithshme ka cenuar integritetin, nderin dhe moralin tim personal duke ndikuar në gjendjen time shpirtërore, të familjes sime, të rrethit shoqëror të ngushtë dhe të gjerë” ka saktësuar Ymeri.

Pas këtij vendimi për largim nga puna unë kam paditur komunën, Drejtorinë për Administratë në Gjykatën Komunale ne Viti për kthim në vendin e punës. Pas disa seancave, Gjykata Komunale në Viti bie aktgjykimin në mungesë të provave për shkelje të detyrave të rënda të punës në favorin tim, me të cilin aktgjykim unë duhej që të kthehem në punë me të gjitha të drejtat dhe detyrat të cilat dalin nga marrëdhënia e punës.
Drejtoria për Administrate të Përgjithshme, ish-shefi i saj ankohet kundër këtij aktgjykimi në gjykatën atëherë të Qarkut, me datën 09/06/2010, dhe në ankesë prapë me ato thënie të tij të vjetra, duke cenuar dinjitetin, personalitetin dhe moralin tim të paraqitura në ankesë, Gjykata e Qarkut atëherë fatkeqësisht bie në ndikimin e Komunës së Vitisë dhe nxjerr një vendim të favorshëm për të paditurën.

Kundër këtij aktgjykimi unë ankohem në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila gjykatë nxjerr aktgjykimin me të cilin aktgjykim prishet vendimi i Gjykatës së Qarkut, por mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës Komunale dhe sipas këtij aktgjykimi e paditura ka qenë e obliguar që në afat prej 7 ditësh të më kthej në punë me të gjitha të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës.

Pas gjithë këtyre veprimeve të dëmshme në emër të paditurës shihet qartë se në asnjë procedurë administrative e as në procedurë civile gjyqësore nuk janë vërtetuar shkeljet me të cilën pretendonte Drejtoria e Administratës dhe ish-shefi i saj, pra thëniet e tija ishin të pavërteta të pa bazuara, por tendencioze dhe me skenar, me qellim të degradimit të moralit, dinjitetit, nderit dhe personalitetit tim. Këto veprime ishin bërë në mjetet e informimit publik të shkruara dhe elektronike ka shkuar Ymeri.

E pakënaqur me vendimin e nxjerr nga Gjykata Komunale, e paditura ish-shefi i saj në bashkëpunim me policinë në Viti dhe prokurorinë publike të atëhershme komunale kishin bërë kallëzim penal kinse unë kam kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Prokuroria Publike me datën 17/12/2008 ngrit propozim akuzë një muaj me vonesë. Kjo propozim akuzë e prokurorisë publike nuk është shqyrtuar për 6 vite për shkak të ndikimit të të paditurës në Prokurorin Publike dhe gjykatë, propozim akuzë e cila mua më solli vetëm pengesa.

Mirëpo pas 6 viteve Gjykata Komunale në Viti shqyrtoj propozim akuzën dhe pas mbajtjes së disa seancave gjyqësore, shqyrtimit të provave të ofruara në fund bie Aktgjykim lirues me të cilin aktgjykim në asnjë provë nuk është vërtetuar se unë kam kryer veprën penale për të cilën pretendonte prokuroria publike në Gjilan dhe e cila ishte e motivuar dhe e nxitur nga e paditura Komuna e Vitisë – Drejtoria për Administratë dhe Personel dhe nga të gjitha provat e ofruara dhe të shqyrtuara edhe njëherë u vërtetua se e paditura Komuna e Vitisë – Drejtoria për Administrate të Përgjithshme dhe ish-shefi i saj kishte inskenuar ketë rast kundër meje dhe duke e shfrytëzuar pozitën e tij si shef i Administratës, mekanizmat institucional për të më degraduar dhe cenuar autoritetin, nderin, personalitetin dhe duke shkaktuar dhimbje shpirtërore për mua dhe familjen time të ngushtë dhe të gjerë, dhe duke e dezinformuar opinionin publik.

Andaj duke u bazuar në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, neni 183, Gjykatës Komunale dega në Viti i ofroj provat dhe faktet, që të caktoj seancë gjyqësore dhe pas shtjellimit të të gjitha provave të vendos për rastin ka thënë në fund të padisë Hysen Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.