Hidromorava

Hysen Latifi, një jetë të tërë mërgimtarë!

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Por me titull më të lartë shkencor, prof.dr. Hysen Isuf Latifi apo siç dëshironte të quhej Hysen Përlepnica! Ndryshe nga Përlepnica kemi mbi dyqind mësues, arsimtar, profesor, doktor shkence, s’i Prof. Dr. Xhavit Ahmetin e të tjerë !

Por, në këtë shkrim kemi të bëjmë me një personalitet përlepnicas i cili qysh në vitin e largët 1946 Doktoron në Kairo të Egjiptit!

Studioi gjuhen dhe letërsinë arabe, mori titullin Profesor Doktor Hysen Latifi !
Profesori Hysen ishte i pari me titull Prof. Dr. nga Përlepnica !
Profesor, Doktor, Hysen Isuf Latifi!
Lindi 1907 në Përlepnicë, ndërroi jetë në Stamboll në vitin 1992!

Pas mbarimit të Medreses në Shkup, në vitin 1936 shkoi në Kairo të Egjiptit për të vazhduar shkollimin, gjegjësisht fakultetin! Pas dy vite qëndrimi në studime, kthehet në Përlepnicë në vitin 1938!

Por, menjëherë ai vendos të kthehet në Kairo të Egjiptit, për të vazhduar studimet!
Duke parë se gjendja e popullit shqiptar akoma ishte e vështirë, ai me vete mori për Egjipt nipin 12 vjeçar, Raif Shaban Latifi dhe bashkëvendësin Muharrem Tasim Shabani, me tu kthye në Kairo vazhdon studimet në fakultet, duke studiuar gjuhën arabe!

Kështu pasi diplomoi, në vitin 1942 mori titullin Profesor i gjuhës arabe! Pastaj, vazhdoi studimet postdiplomike dhe vazhdon për Gjuhë e Letërsi Arabe, ku në vitin 1946 merr titullin Doktor i Gjuhës dhe Letërsisë Arabe!

Gjatë sundimit të mbretit Faruk në Egjipt, Prof. Dr. Hysen Latifi emrohet Ministër i Punëve të Jashtme të Egjiptit!

Por, pas rrëzimin nga froni të mbretit Faruk, në vitin 1952, dhe me ardhjen e Gamal Abdel Naserit, i cili i ka dëbuar të gjithë shqiptarët, por, edhe i likuiduar në Egjipt! Prof. Dr. Hysen Latifi detyrohet të largohet nga Egjipti!

Për t’u larguar i ndihmoi mbreti i Jordanisë Hysein, të cilin e kishte shok të studimeve në Kairo! Kështu profesori largohet dhe vendoset në Arabi Saudite, në vitin 1952!

Eco Higjiena

Menjëher Prof. Dr.Hysen Latifi, është pranuar Profesor i rregullt, për të ligjëruar gjuhë dhe letërsi arabe në fakultetin e Mekës dhe Medinës!

Në këtë fakultet Profesor Hyseni ka ligjëruar 19 vite,deri sa u pensionua!
Pas, pensionimit, Qeveria e Arabisë Saudite, e ka emëruar imam në xhamin e parë në Bruksel të Belgjikës!

Në Belgjikë Profesori ka punuar s’i imam xhamie 16 vite!
Kështu, pas këtyre viteve shpërngulet nga Belgjika për Turqi, dhe këtu jetoi me gruan dhe tri vajzat derisa ndërroi jetë në vitin 1992!

Pas veti ka lënë gruan dhe tri vajza! Prof. Dr. Hysen Latifi bashkëshorten e kishte shqiptare nga Tërnoci i Bujanocit, me të cilën i kishte tri vajza!
Pas vdekjes së Profesorit, gruaja dhe vajzat janë kthye dhe tani jetojnë në Bruksel, ku e kanë shtëpinë e tyre!
Vajza e madhe Ajshe e Prof, Dr. Hysenit punon në stafin e ambasadës së Arabisë Saudite në Bruksel!

Bashkudhëtarët e Profesorit, Raifi Shaban Latifi emigron në Australi, ndërsa edhe Molla Muharrem Tasim Shabani vendoset në Xhide!

Përlepnica, mburret me këtë personalitet të shquar, i cili përveç që ishte njeri i shkencës dhe edukimit, ai ishte një patriot i devotshëm për çështjen kombëtare!
Shtëpia e tij ishte vend strehim për veprimtaritë e çështjes kombëtare në Belgjikë !
Në shtëpinë e Profesorit, takoheshin të gjithë atdhetarët dhe veprimtaritë e çështjes kombëtare!

Profesori, ishte pjesëmarrës në dasmën e mbretit Leka Zogu në Amerikë!
Çdoherë, dallohej në organizimin dhe sensibilizimin e çështjes kombëtare!
Profesori, asnjëherë s’mundi të kthehej në Kosovë, për shkak të angazhimit të tij për çështje kombëtare, ishte i përndjekur nga regjimi jugosllav!

Një takim, me ish Ambasadorin e ish Jugosllavisë në Arabi Saudite, ku kishte një debat shumë të ashpër, lidhur me Kosovën dhe pozitën e shqiptarëve, ai edhe u kërcënua nga i njejti, kështu këto reagime të Profesorit i kushtuan atij, që më s’mundi t’a vizitoj vendlindjen!

Kërcënimi i ambasadorit Jugosllav, ia pamundësoi, që të kthehej e ta vizitonte Kosovën dhe familjen e vet në Përlepnicë, familjen Kamberi!
Kështu profesori nga viti 1938, s’kishte qenë në Kosovë!
Çdo herë, Profesori ishte shembull për të rijnët përlepnicas, që krenohemi me të arriturat e tij!
Lavdi, jetës e veprës së Prof. Dr Hysen Isuf Latifi./nuhi nuhiu/rajonipress/