Uji Dea

Hysen Këqiku dhe katalogu i veprave të tij

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të shkruash për një shkrimtar që ka shkruar afro 30 vepra letrare, për një personalitet të urtë e punëtor, fjalë pak e punë shumë, është kënaqësi dhe privilegj. Shkrimtarët janë një botë veçantë e jetës. Ata dhe vetëm ata e shohin botën më ndryshe se të tjerët. Janë veçanti e frymorëve. Kanë sy e vesh të shohin e të dëgjojnë më shumë se të tjerët. Ata shkruajnë dhe s’ndalen… Bota e tyre është plot magji. Imagjinojnë përtej asaj bote ku nuk e sheh syri i njeriut. Janë shenjëtorë. Kjo është bota e tyre interesante dhe e çuditshme. Veprat e tyre janë magjepse dhe kanë vlera joshëse për të gjithë njerëzit. Duke i lexuar veprat e tyre, bota ndryshon, bëhet më joshëse e më me vlerë. Poetët reflekton kah jeta që adhurohet. Pse jo?. Për ta, koha është ari. Dhe, jo vetëm kaq.

Në këtë rrugëtim të gjatë krijues, kaherë është nisur shkrimtari ynë gjilanas, Hysen Këqiku. Jo vetëm kaq.

Hysen Këqiku është i lindur në Velegllavë, (Velia Glaua), më 07. 07. 1944, të Dardanës (ish-Kamenicë). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e vazhdoi në Vaksincë e në Llojan të Kumanovës, ngase më 1956, pikërisht me 28 Nëntor, familja e tij shpërngulet prej Velegllave dhe vendoset në Vaksincë, ku jetoi deri më 1973. Gjimnazin e kreu në Preshevë, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike, grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Shkup. Mandej, pa u shkëputur nga marrëdhënia e punës, si mësimdhënës i gjuhës shqipe, i vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Uji Dea

Hysen Këqiku, shkrimtar, me shkrime ka filluar të merret si nxënës i shkollës fillore, në Velegllavë, Vaksincë dhe Llojan. Ndërsa, sa ishte si gjimnazist, në vitin 1965, e botoi vjershën e parë në “Zani i rinisë”, me titull “Vendlindjes”. Atë kohë, ka bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat, që dilnin që atëherë në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni, më vonë dhe në Shqipëri.

Mësojmë se, 43 vjet ka punuar mësimdhënës i gjuhës shqipe. Ka bashkëpunuar me teatrin e Preshevës dhe të Gjilanit. Për dhjetëra vjet ka luajtur një mori rolesh në dramë e komedi. Ka dramatizuar romanin „Motra kërkon vëllezërit“ të Anton N. Berishës, dhe veprën „Ylberja“ të Rizah Greiçevcit, të cilat i ka shfaqë me sukses para spektatorëve në Gjilan e në Zhegër të Gjilanit. Në këtë mënyrë Hysen Këqiku ka shfaqur invencionin e tij regjisorial.

Ja veprat e tij për fëmijë e të rritur: (poezi për fëmijë dhe të rritur, drama, panorama letrare, monografi, etj). Është marrë me veprimtari të ndryshme: arsimore, edukative, kulturore, humanitare, shoqërore, sindikale, në pajtime gjaqesh e të tjera. Ja titujt e veprave letrare të tij: “Nëpërkëmbësi“, poezi për të rritur, „Shkëndija“, Prishtinë, 1994; „Ti dil nga loja“, poezi për fëmijë, „Pionieri“, Prishtinë, 1995; „Kufij që preken“, dramë për të rritur, „Rilindja“, Prishtinë, 1997; „Dritë mbi Lotinë“, poezi për të rritur, „Vatra“, Prishtinë 1999; „Ujëvarë e patharë“, poemë për fëmijë, „Rilindja“, Prishtinë, 2000; „Qëndresë me Besa –besë“, poemë për fëmijë, „Ura“, Gjilan, 2000; „Velia Glaua, ëndërr e ripërtërirë“, monografi, „Ura“, Gjilan, 2001; „Velia Glaua, ëndërr e ripërtërirë“, Gjenealogjia, „Ura“, Gjilan, 2001; „Melodi e pritjes“, poezi për të rritur, „Kurora“, Gjilan, 2004; „Kujtim malli për shkollën time I“, krijime të nxënësve, 2004; „Psherëtimë për tokën I“, „Kurora“, Gjilan, 2004; „Kujtim malli për shkollën time II“, krijime të nxënësve, „Kurora“, Gjilan, 2007; „Një atdhe me dashuri“, poezi për fëmijë, „Kurora“, Gjilan, 2008; „Nazif Përlepnica, hero në mes të heronjve“, monografi , „Kurora“ , Gjilan, 2008;”Demir Behluli“, monografi, „Kurora“, Gjilan, 2008; „Melodi e pritjes“, poezi për të rritur, „Kurora“, Gjilan, 2009; „Vegim i përflakur“, tingëllima për të rritur, „Kurora“, Gjilan 2009; “Melodia e pritjes” në gjuhën rumune, përkthyer nga Baki Ymeri, Bukuresht, 2009; „Në ty e kam shpirtin“, poezi për të rritur, „Kurora“, Gjilan 2010; „Etje e pashuar“, panoramë letrare, „Nositi“ , Dardanë, 2010 „Rreze për ylber“ poezi për fëmijë, „Kurora“, Gjilan, 2011; „Psherëtimë për tokën II“, panoramë letrare“, Kurora“, Gjilan 2016; „Kosovë është deri te Molla e Kuqe“, monografi, „Kurora“, Gjilan, 2016; „Kërkimi i metaforës“, vështrime kritike, „Kurora“, Gjilan 2016; „Me t’mbet pikë në zemër“, poezi për të rritur, „Kurora“, Gjilan, 2016; “Demir Krasniqi-jehonё e kёngёsh patriotike“, „Kurora“, Gjilan 2017; “Asllan Shahin Dushica, kreshniku i kohës së tij“, „Kurora“, Gjjilan 2017; „Mund të jetë ndryshe“, poezi për të rritur, „Kurora“, Gjilan, 2016; „Rruga e kthimnit“, roman për fëmijë, „Kurora“, Gjilan 2018,
Ky krijues gjilanas, me veprat e tij letrare është përfshirë në këto vepra, si janë: Autorë të ndryshëm: “Libri që po shkruhet, botim i Klubit Letrar “Dardania”, Gjilan, 1979; -Autorë të ndryshëm: “Bamirёsia”, botim i -SHHB “Nëna Tereze”, dega në Gjilan, 1991; -Autorë të ndryshëm: “Flakërimë”, botim i SHHB “Nëna Tereze” Gjilan, 1992; – Autorë të ndryshëm: “Agurrona”, botim i Klubit letrar “Rexhep Elmazi”, Gjilan, 1993; Në librin me kritika letrare “Kosova literara” të Monika Mureshan: Kritikë, e botuar nga SHB “Rafet” Bukuresht, 2010; -Me disa krijime letrare është i përfshirë në antologjinë “Nuset e fjalës” të Baki Ymerit, po ashtu në gjuhën rumune; – Luan Malokut: ”Antologji poetike”, (Bukuresht, 2009); Është përfshirë në librat me poezi përkushtimore, si janë: -Luan Maloku: “Letërsia e një jete”, Antologji poetike për poetin Qerim Arifi, Galaxies poetic “Atunis”, Prishtinë, 2015; -Rrahman Hyseni: “Faqeve të pavdeksisë”, përkushtime poetike për mësuesin Bafti Krasniqi, Galaxies poetic “Atunis”, Prishtinë, 2015; -Rrahman Hyseni: “Nënës” antologji poezishë kushtuar nënës, Galaxies poetic “Atunis”, Prishtinë, 2017, Rrahman Hyseni: “Babait” antologji poezish, kushtuar babait, Galaxies poetic “Atunis”, Prishtinë, 2017, -Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, përkushtime poetike për mësuesin Zeqir Jahi Nebiu, Galaxies poetic “Atunis”, Prishtinë, 2916; -Nehat Jahiu:“Lumnije Vokshi- Ramadani në rrugën e dritës së diturisë”, Galaxies poetic “Atunis”, Prishtinë, 2916; -Nehat Jahiu:“Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar atdhetari” Galaxies poetic “Atunis”, Prishtinë, 2916; -Odhise Grillo:”Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë 1972 – 1995, Tiranë, 1997; -Demir Behluli: ”Portrete shkrimtarësh”, Prishtinë, 2002; -Hasan Hasani: Leksikoni i shkkrimtarëve shqiptarë 1501 -2001, Prishtinë, 2003; -Prof. As. Dr. Astrit Bishqemi: “Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj”, Tiranë, 2009; etj. Hysen Këqiku jeton dhe vepron në Gjilan./tefik selimi/rajonipress/