UBT

Hysaj: Të marrim maksimumin me Panuccin trajner

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një nga elementët më të spikatur në Kombëtaren shqiptare të futbollit është padyshim Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i përfaqësueses, para fillimit të grumbullimit me kuqezinjtë, ka folur për “Panorama Sport” rreth ndjesisë së bashkimit përsëri me Kombëtaren ku tashmë drejton Kristian Panucci, me të cilin deri tani ka kontaktuar vetëm nëpërmjet telefonit apo studiove televizive.

Për grumbullimin në Kombëtare pas një ndeshjeje pushim me klubin

“Jam më i freskët për këto dy ndeshje, meqë isha i skualifikuar me klubin. Të shohim si do të jetë me trajnerin e ri dhe do të jemi në fushë gati për duelin”.

Uji Dea

“Duhet ta takoj, ta shoh, të prezantohemi ‘live’, që ta di edhe unë si është si trajner”.

“Presim të tregojmë potencialin tonë, ashtu si kemi luajtur ndeshjet që kemi fituar më parë. Kemi grup të fortë, tani të marrim çdo gjë që do të na tregojë ky trajner i ri dhe shpresojmë të ecim mirë”.

Vështirësitë e sfidave me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë

“Me Lihtenshtejnin kemi vuajtur pak, por ditëm t’ia dalim. Maqedonia është skuadër pak më e fortë se Lihtenshtejni, mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, e fortë. Por më përpara të mendojmë për Lihtenshtejnin, pastaj për Maqedoninë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.