Hidromorava

Hysaj: Shqipëria po rritet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Elseid Hysaj e krahasoi San Marinon me Andorrën, për të treguar se sa e vështirë ishte t’i shënojë gol një skuadre që luante me shumë forca në mbrojtje.

Shqipëria e mundi 2:0 San Marinon të mërkurën mbrëma, duke e regjistruar fitoren e dytë në këto kualifikime për Kupën e Botës, transmeton Gazeta Express.

Kuqezinjtë i kanë gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe renditen në vendin e tretë në Grupin I, pas Anglisë që ka nëntë pikë dhe Hungarisë që i ka shtatë.

ARKATANA

“Ata ishin një skuadër si Andorra, u mbyllën shumë në mbrojtje. Ishte e vështirë të gjeje hapësira në sulm. Në pjesën e dytë u lodhën, ne ishim më mirë fizikisht. Ndikuan edhe ndërrimet që bëri trajneri me futjen e Roshit dhe Uzunit. Raste kemi pasur shumë, edhe goditje këndi. Ishte e vështirë që të kombinonim me njëri-tjetrin. Por këto ndeshje kështu janë, edhe me Hungarinë, nuk pësuan gol për 70 minuta”, tha Hysaj pas ndeshjes.

Shqipëria, në rritje: “Kemi 6 pikë, jemi në lojë dhe besoj që jemi duke u rritur. Duhet të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin. Kjo skuadër ka shumë vlera.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.