Eko Higjiena

Hysaj: “Shpresoj të gjejmë një zgjidhje me Napolin dhe të qëndroj shumë gjatë”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ashtu si para ndeshjes ndaj Bjellorusisë edhe përpara sfidës ndaj Lituanisë Elseid Hysaj doli në konferencë për shtyp sëbashku me trajnerin Edoardo Reja.

Kapiteni i kombëtares vlerësoi maksimalisht kundërshtarin e radhës Lituaninë, duke u kërkuar shokëve të skuadrës përqëndrim për këtë sfidë.

Përsa i përket të ardhmes së tij, Hysaj theksoi se shpreson të rinovojë me Napolin, pasi të kaltrit janë shtëpia e tij e dytë, ndërsa nuk e fshehu dëshirën për të gjetur sërish golin me kuqezinjtë.

“Është pak e vështirë ndaj Lituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë. Kemi parë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik. Luajnë shumë në sulm për të shënuar, por kjo mund të na ndihmojë për të pranuar kundërsulmin”.

KKVITI

“Roli aktual në Kombëtare? Është një rol i ri, pasi gjithmonë kam luajtur me 4, por më pëlqen si rol, pasi më jep mundësi të shkoj përpara, për të provuar golin. Jam shumë i kënaqur me rolin që më ka dhënë trajneri”.

“Karriera ime tani është në lulëzim, pasi jam vetëm 26 vjeç. Me Napolin besoj se do të gjejmë një zgjidhje pasi është si shtëpia ime e dytë. Shpresoj që të rinovoj dhe të qëndroj aty për shumë gjatë”.

“Unë kam shumë qejf të shënoj sa më shumë. Shpresoj që të shënoj dhe më pëlqen goli. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol.”, u shpreh Hysaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.