Eko Higjiena

Hysaj për rekord, i vetmi lojtar i pazëvendësueshëm te Napoli… edhe në miqësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një vit më parë, Elseid Hysaj u rendit futbollisti i tretë i Napolit për minutazhin më të madh të luajtur në të gjithë kompeticionet me skuadrën italiane. Përpara tij ishte vetëm portieri dhe një tjetër nga shokët e skuadrës. Kjo ka sjellë edhe disa herë lodhjen e tij dhe mediat italiane e kanë justifikuar shpesh paraqitjen e tij me këtë fakt, shkruan “Panorama Sport”.

Mirëpo, mbrojtësi i Kombëtares edhe këtë vit shihet si i pazëvendësueshëm. Qoftë edhe në një ndeshje miqësore. Në barazimin e Napolit 2-2 kundër Bournemouth, shqiptari ishte autor i pasimit të një prej golave të Napolit. Jo vetëm kaq, por për fat të keq, në barazimin nga skuadra angleze, Hysaj devijoi pa fat një top që më pas u shënua në portën e napolitanëve.

Eco Higjiena

Gjithsesi, përveç lojës së mirë të mbrojtësit të Kombëtares, ka rënë në sy fakti që Hysaj ka qenë i vetmi që ka luajtur 90 minuta për Napolin. Trajneri Sarri i ka zëvendësuar të gjithë futbollistët e tjerë, përfshirë edhe portierin, me përjashtim të mbrojtësit kuqezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.