Mobi Casa

Hysaj: Nuk mund të besoja se arritëm në Kampionatin Evropian

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, shfaqet optimist për ecurinë e kuqezinjve në finalet e Europianit që nisin pas pak ditësh në Francë.
Në një intervistë të publikuar nga faqja zyrtare e FSHF-në në internet, Hysaj shprehet se kualifikimi i Shqipërisë në Europian ishte një moment historik dhe tashmë kuqezinjtë janë gati për sfidën e parë.

Hysaj ka edhe një këshillë për futbollistët e rinj: Të mos mendojnë vetëm për qejf dhe t’i marrin me seriozitet planet e tyre.

Intervista :
Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Nuk mund ta besoja se me të vërtetë mbërritëm këtu. Unë jam vetëm 22 vjeç. Është e pabesueshme, është e shkëlqyeshme. Shpresoj të fitojmë ndeshje në Francë.
Kjo është pjesëmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Ndjesia për këtë mundësi historike vërehet në fytyrat tona në fushën e lojës. Dalëngadalë, po mësohemi me këtë fakt!

UBT

Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Isha 7 vjeç kur fillova të merreshe me futboll. Në moshën 17-vjeçare kuptova se doja më shumë, të bëhesha futbollist profesionist. Nëse do ta arrish , atëherë duhet të punosh, të strukturosh jetën tënde , dhe ti mbushësh planet me pasion dhe vitalitet. Kështu që fillova ta përmbush ëndrrën time dhe punova fort për këtë.

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

Duhet të silleni si profesionistë. Mos mendoni vetëm të bëni qejf, të dilni gjithmonë mbrëmjeve, ndiqni në mënyrë serioze planet dhe idetë tuaja.
Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Futbolli është i çuditshëm, ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshje dhe të presim!
Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Shqipëria

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.