FIDANISHTJA

Hysaj në formacionin ideal për të rinj të Serie A nga UEFA

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Vlerësimi për mbrojtësin shqiptar që shkëlqeu gjatë këtij sezoni me Napolin erdhi nga redaksia italiane e “UEFA.com”.

Me mbylljen e kampionatit, u përzgjodhën 11 lojtarët më të mirë deri në moshën 22-vjeç. Elementë që u shndërruan në protagonistë gjatë sezonit 2015/16.

Duke nisur nga porta, ku Gianluigi Donnarumma u shndërrua në titullar të padiskutueshëm te Milani, prej debutimit në moshën 16 vjeç e tetë muaj.

Elseid Hysaj u rreshtua në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku pas shpërthimit me Empolin një vit më parë, tashmë u ngrit në nivelin e yjeve evropianë te Napoli i Maurizio Sarri.

United Hospital

Faqja zyrtare e UEFA-s theksonte se napolatanët e mbyllën Serinë A në vendin e dytë falë sulmit të jashtëzakonshëm, por mbrojtja dha mjaft garanci dhe një prej protagonistëve ishte mbrojtësi kuqezi, i cili humbi vetëm një nga 36 javët e kampionatit.

Shqiptari rreshtohej në mbrojtje përkrah Romagnolit të Milanit, Ruganit të Juventusit dhe Masinas të Bolognas.

Në formacionin më të mirë spikasnin edhe Bernardeschi i Fiorentinës në mesfushë, sulmuesi i Sassuolos, Berardi apo debutuesi i Torinos, Belotti.

Për Hysajn, përfshirja në skuadrën ideale të Serisë A për të rinjtë, duket vetëm vlerësimi i parë për një sezon fantastik, pasi lojtari i lindur në Shkodër është cilësuar gjerësisht gjatë gjithë sezonit si mbrojtësi më i mirë i djathtë i Serisë A italiane./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.