United Hospital

Hysaj: Napoli e do titullin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka konfirmuar se të gjithë te skuadra e tij duan ta fitojnë titullin.

Napoli nuk ka fituar Scudetton nga viti 1990 dhe nga ajo kohë madje ka rënë edhe në Serie C për t’u rikthyer tash në majen e futbollit italian.

Skuadra napolitane është në vendin e parë me shtatë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, e mbrojtësi shqiptar s’ka si të fshehë entuziazmin.

“Të gjithë e duan Scudetton, i ka munguar Napolit një kohë të gjatë kjo”.

ARKATANA

“Ky është një qytet i madh dhe tifozët e duan këtë, kështu që ne do të bëjmë më të mirën. Ne nuk jemi të vetmuar dhe duhet që të mbajmë kokën ulur, të punojmë dhe të fitojmë ndeshjet”.

“Ne po bëjmë mirë dhe ne duhet të vazhdojmë me përulësi tutje, ne jemi grup i mrekullueshëm. Është bukuri të luash për Napolin dhe është mirë të dëgjosh njerëz duke thënë se ne po luajmë futbollin më të mirë në Itali e Evropë”.

“Manchester City është ekip i mrekullueshëm po ashtu dhe mezi pres që të testoj veten ndaj tyre të shoh se ku jemi”, deklaroi Hysaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.