Hysaj: Lufta për Scudetto nuk ka përfunduar

/ 2 minuta lexim

Anësori i djathtë i Napolit, Elseid Hysaj, insiston se Juventusi ende nuk e ka fituar Scudetton.

Bianconerët kanë fituar të gjitha ndeshjet e para në Serie A, e sezonin e kaluar mposhtën Napolin në garën ëpr titull.

Këtë sezon Juventusi po duket edhe më i fortë, por Hysaj nuk është dorëzuar.

“Nuk ka marrë fund ende”.

Mobi Casa

“Nëse merr fund me gjashtë pikë prapa atëherë s’ka kuptim të luajmë. Ancelotti gjithmonë ka fituar dhe di ta bëj sërish këtë, ai na jep mundësinë të gjithëve që të luajmë”.

“Ai lojtar i madh, unë e kam parë atë gjithmonë në televizor duke i udhëhequr të mëdhenjt. Ai është njeri i mirë mbi të gjitha. Ai qesh dhe bën shaka, ai e di vendin e tij dhe ai është i veçantë”.

“Ronaldo? Ai nuk shënoi kundër meje, por ai e bëri një asistim. Jam i lumtur për ekipin që ai nuk shënoi ndaj Napolit”, u shpreh Hysaj.

Anësori shqiptar thotë se ekipi i tij është në gjendje që të konkurrojë ndaj secilit ekipi, qoftë edhe si Paris dhe Liverpool. /Telegrafi/